Sherr te 'Komuna e Parisit', babë e bir i ngulin thikën në bark të riun

Sherr te 'Komuna e Parisit', babë e bir i ngulin thikën në bark të riun

Policia natën

Një sherr mes disa personave ka përfunduar me plagosjen e një të riu në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në zonën e ‘Komunës së Parisit’, ku është plagosur me mjet prerës në bark (thikë) 26-vjeçari D. L.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, duke shoqëruar dy autorët e plagosjes, at e bir.

Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 17.05.2018, rreth orës 21:20, në një lulishte në zonën e “Komunës të Parisit”, ka pasur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve D. L., E. M., dhe E. M., ku për pasojë shetasi D. L rreth 26 vjeç është goditur me mjet prerës (në bark) nga shtetasit E. M., dhe E. M., ( at dhe bir).

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar shtetasit E. M., dhe E. M., ( at dhe bir), në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore. Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë