Konturet e një marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Iranit po fillojnë të shfaqen në horizont, megjithëse rruga për ta bërë atë realitet mbetet e largët.
Kjo pasi në aspektin e kërkesave të propozuara nga palët dhe vizioneve për të ardhmen, dallimet duket se zgjerohen javë pas jave.
Edhe këtë herë, delegacionet nuk ‘guxojnë’ të ulen në një dhomë veçmas, e aq më pak rreth një tavoline, por mjaftohen që të konsultohen me ndërmjetës, për shkak të mosbesimit të thellë mes palëve, kryesisht nga pala iraniane.
Delegacioni i Teheranit , i udhëhequr tani nga Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, vijon të mbajë qëndrimin e tij i vendosur, kundër një pakti për çështjet bërthamore.
"Nuk është planifikuar asnjë raund i dytë bisedimesh ", tha një burim pranë regjimit në telefon, duke shpjeguar: "Ministri nuk ka mandat për të diskutuar çështjet bërthamore në këtë kohë."
Por për çfarë shkoi ai në Islamabad? Për të shpjeguar qëndrimet e Republikës Islamike në lidhje me armëpushimin e sapo zgjatur nga Presidenti Donald Trump dhe për të kërkuar një ndërprerje përfundimtare të luftimeve.
Thuhet se ai solli me vete edhe propozimin e ri iranian për t'ia paraqitur presidentit amerikan. Trump i lodhur nga pritja dhe nga ajo që ai e konsideronte tallje nga regjimi, mbrëmë u urdhëroi mbështetësve të tij më besnikë, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, të qëndronin në vend dhe të mos niseshin për në Islamabad.
"Nëse iranianët e duan, do të na telefonojnë", tha Trump, duke nënkuptuar se vetëm atëherë mund të kishte negociata. Pastaj ai e hodhi poshtë kundërofertën që Araghchi dyshohet se u kishte bërë pakistanezëve, duke e konsideruar të pamjaftueshme. "Kur e anulova udhëtimin, brenda dhjetë minutash mbërriti një propozim tjetër, shumë më bindës. Ata ofruan shumë, por jo mjaftueshëm," deklaroi Trump, i cili vazhdon ta portretizojë udhëheqjen e Republikës Islamike si të hutuar dhe të përçarë.
"Moxhtaba Khamenei është udhëheqësi ynë, ne jemi në gjendje lufte, kështu që është normale që Garda Revolucionare të ketë një zë në vendime. Funksionon si gjithmonë: fuqia fetare, politike dhe ushtarake punojnë së bashku", tha një burim iranian për mediat e huaja, në përgjigje të deklaratave të Trump.
Lajm në përditësim...
Komente










