Konflikti në Siri, 8 mijë
të vdekur sipas OKB

Konflikti në Siri, 8 mijë <br />të vdekur sipas OKB
TIRANE - Bilanci i OKB-së mbi viktimat e kryengritjes në Siri është tragjik: 8 mijë persona të vrarë gjatë një viti. Shifrat janë bërë publike nga presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Nassir Abdulaziz al-Nasser, sipas të cilit “dhunimi i të drejtave njerëzore është i përhapur dhe sistematike” dhe në këtë “komuniteti ndërkombëtar ka përgjegjësinë e tij”. Ndërsa sipas opozitës siriane, numri i viktimave është mbi 9000. Të dyja burimet, gjithësesi, bien dakort se shumë prej tyre janë gra dhe fëmijë.

Ndërkohë, Presidenti Bashar al Assad ka bërë të ditur se zgjedhjet legjislative në Siri do të zhvillohen me 7 maj. Një tentativë ekstreme për të shfaqur një pamje demokratike në një vend prej muajsh të masakruar, sipas medias. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë cilësuar “qesharake” idenë e organizimit të zgjedhjeve “në mes të përleshjeve”.

Një hetim francez ka zbuluar se Al Qaeda (dhe me të dega e saj në rajon, Aqmi) është përfshirë direkt në konfliktin në Siri duke reklutuar elementë, të cilët më pas dërgohen në vend përmes një udhëtimi të gjatë nga Turqia.

Kofi Annan, i dërguar i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe për një negociim, ka shpjeguar se “pret një përgjigje nga Damasku” mbi “propozimet konkrete” për t’i dhënë fund një viti dhunë, propozime që ai vetë i bëri gjatë bisedimeve fundjavën e kaluar me Presidentin Bashar al-Assad. Ndërkohë, opozita (Këshilli Kombëtar Sirian) ka premtuar “bashkëpunim të plotë” politik.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike