Në orët e para të së hënës Izraeli nisi sulmet ajrore në qytetin e Gazës, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu mbrëmjen e djeshme u zotua se veprimet do të vazhdonin derisa Hamasi të paguante çmimin për bombardimet ndaj vendit.
Në një fjalim televiziv, Netanyahu tha se sulmi izraelit “me forcë të plotë” kundër Hamasit do “të marrë kohë”.
Kjo erdhi pas ditës më vdekjeprurëse të konfliktit në Gaza, pasi sulmet izraelite të dielën shkatërruan tre ndërtesa dhe vranë të paktën 42 njerëz, mes tyre 16 gra dhe 10 fëmijë dhe të paktën 50 persona të tjerë u plagosën.
Autoritetet izraelite deklarojnë se nga fillimi i përplasjeve të hënën e kaluar, Hamasi ka hedhur në drejtim të Hamasit mbi 3100 raketa ku rreth 90% e tyre u bllokuan nga sistemi i mbrojtjes së Kupolës së Hekurt të vendit, ndërsa Izraeli vetëm mëngjesin e sotëm ka hedhur 80 raketa.
Që kur filluan luftimet të hënën e kalua, të paktën 188 palestinezë janë vrarë në Gaza, duke përfshirë 52 fëmijë dhe 33 gra.
Tetë izraelitë janë vrarë nga disa prej 3,100 raketa të lëshuara nga Hamasi, mes tyre një ushtar dhe një djalë pesë vjeçar.
Amnesty International ka dhënë alarmin për krimet e mundshme të luftës që janë kryer në Rripin e Gazës, duke përfshirë shënjestrimin e dukshëm të civilëve dhe një ndërtese mediatike dhe i bëri thirrje Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të hetuar. Ndërkohë që ditën e djeshme pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, krerët bënë thirrje për domosdoshmërinë e dhënies fund të konfliktit, pasi po merren shumë jetë të pafajshme.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.9%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
8.6%
Vota total: 2366
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Senatori Bernie Sanders kritikon ashpër Trumpin: Planet e tij për Gazën janë spastrim etnik dhe krim lufte
28 Janar, 10:52
-
Reportazhi/ 300 mijë palestinezë kthehen në Gaza pas 15 muajsh luftë: Gjithçka është e rrënuar, por ne jemi ringjallur (VIDEO)
28 Janar, 09:27
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17
-
Çfarë po ndodh në Gaza dhe pse mund të ketë filluar fundi i luftës?
27 Janar, 15:52
-
Gaza, ndalohet kthimi në veri, Trump: Zbrasni Rripin
27 Janar, 09:39
-
Lufta/ Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
27 Janar, 09:29
-
Gaza/ Mijëra persona nuk lejohen të kthehen në banesa, ndalohen nga ushtria izraelite! Trump Jordanisë dhe Egjiptit: Pranoni më shumë palestinezë
26 Janar, 21:47
-
Kthimi i palestinezëve në Gaza i bllokuar nga Izraeli: Pamje e turmës së madhe të refugjatëve në pritje në al-Rashid (VIDEO)
26 Janar, 20:15
-
Forcat izraelite hapin zjarr ndaj protestuesve në jug të Libanit, 11 të vrarë dhe 80 të plagosur
26 Janar, 16:00
-
Lufta/ Trump lejon dërgimin e bombave 900-kilogramëshe në Izrael! Prezanton planin për transferimin e palestinezëve në Egjipt e Jordani
26 Janar, 07:57
-
Armëpushimi/ Hamasi liron 4 ushtare të marra peng në këmbim të 200 të burgosurve në Izrael
25 Janar, 07:21
-
Armëpushimi në Gaza, Hamasi zbulon emrat e 4 pengjeve që do të lirohen këtë fundjavë
24 Janar, 18:01