Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti se e ka përjashtuar si mundësi përdorimin e armëve bërthamore në luftën kundër Iranit.
"E kam përjashtuar. Nuk ka asnjë arsye", tha presidenti për gazetarët në Zyrën Ovale ndërsa shtoi se iranianët se ata janë plotësisht të mundur ushtarakisht.
“Unë i munda ata dhe duhet të përdor armë bërthamore”, theksoi Trump.
Trump shtoi se Irani "është një komb i dështuar dhe udhëheqësit e tyre pjesa më e madhe kanë vdekur, marina e tyre është shkatërruar, forca e tyre ajrore është shkatërruar, sistemet e tyre të mbikëqyrjes janë pothuajse tërësisht të shkatërruara”.
“Kjo nuk do të thotë që nuk do t'i godasim. Do të shohim çfarë do të ndodhë", tha Trump.
Ushtria amerikane goditi të dielën dy raketahedhës iranianë në ishullin Larak, pasi, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), forcat iraniane po përgatiteshin të vendosnin mina detare në Ngushticën e Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.
Irani u kundërpërgjigj duke lëshuar raketa drejt objektivave ushtarake amerikane në Jordani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Jordania deklaroi se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore rrëzuan tetë raketa që hynë në hapësirën ajrore të vendit.
Lajm në përditësim…
-
Ti je ai idioti qe donte cmimin e paqes lufta ne Iran nuk filloj nga Irani por nga dy Fashistet e botes ti dhe Netanjahu dhe nese nuk dota fitoni luften doti perdorni edhe armet berthamore ne shek21 sikur i perdoret edhe ne shekullin 20 edhe Izraeli doti perdori kunder Turqis per te krijuar Izraelin e madh nuk duhet te jesh profesor per ti kuptuar qellimet e juaja dhe botes Fashiste .
Përgjigju










Komente
Komento