Konflikti në Siri, OKB: 50 mijë njerëz kanë braktisur shtëpitë

Siri

Gati 50,000 njerëz janë zhvendosur në Siri ditët e fundit. Sipas alarmit të lëshuar nga OKB-ja gjendja e të zhvendosurve mbetet jashtëzakonisht fluide dhe ka ende mijëra njerëz që duan të shpëtojnë.

Në njoftimin e dhënë, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare shpreh shqetësim të thellë për një situatë që po evoluon me shpejtësi. Konflikti në Siri ka përfshirë forcat rebele që kundërshtojnë pushtetin e Bashar al Assad. Ata morën më forcën e armëve Aleppon qytetin më të madh në vend dhe pushtuan pallatin presidencial të Assad.

Këtij të fundit po I vijnë në ndihmë Irani dhe milici Shiite irakiane të cilat kanë hyrë në territorin sirian për të luftuar rebelët opozitarë.

Në Idlib pranë Alepos, Rusia kreu sulme ajrore, si aleati më i madh i Assad bashkë më Iranin. Ky I fundit  ka cilësuar si terroristë rebelët dhe ka shprehur mbështetjen ndaj regjimit të Assad, ndërsa në perëndim po rritet shqetësimi për një konflikt që mund të marrë përmasa të mëdha e të shkaktojë një krizë rajonale.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës