Komandanti i rebelëve Hayat Tahrir al-Sham (HTS), Hassan Abdul Ghani, tha se luftëtarët e tij po shkonin drejt Damaskut dhe lëshoi një paralajmërim për ushtrinë siriane dhe ministrin e mbrojtjes.
“Po shkojmë drejt Damaskut”, thotë ai në një video të shpërndarë në rrjetin social "X".
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) po përforcojnë trupat në lartësitë e Golanit, pas avancimit drejt jugut të rebelëve kundër qeverisë në Siri. Këtë e raporton gazeta Haaretz, e cila ston se Izraeli po përgatitet për mundësinë e një sulmi të papritur nga kufiri sirian, në dritën e zhvillimeve në vend.
Rebelët e mbështetur nga Turqia kanë marrë sot nën kontroll një bazë të mbrojtjes ajrore ruse me sistemin raketor S-75 Dvina. Lajmin e raportojnë mediat siriane dhe ato turke.
Ndërkohë, rebelët e udhëhequr nga xhihadistët vazhdojnë të përparojnë drejt Damaskut kryeqytetit të Sirisë. Pas marrjes nën kontroll të Hamës, kryengritësit pushtuan lagjen Rasten, tani ata janë 5 kilometra larg Homsit. Homsi është një portë e rëndësishme strategjike për të arritur në kryeqytet.
Lajmi është bërë i ditur nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër.
"Gjatë orëve të fundit, rebelët e udhëhequr nga ekstremistët islamikë të Hayat Tahrir al Sham (Hts) hynë në qytetet Rastan dhe Talbisseh- të vendosura në provincën e Homsit, në mungesë totale të forcave të regjimit.
Aeroplanët luftarakë kryen disa bastisje duke synuar urën Al-Rastan në autostradë në një përpjekje për të prerë rrugën midis Hamës dhe Homsit", thuhet në njoftimin e dhënë.
Konflikti në Siri ka përfshirë forcat rebele që kundërshtojnë pushtetin e Bashar al Assad. Ata morën më forcën e armëve Aleppon qytetin më të madh në vend dhe pushtuan pallatin presidencial të Assad të dielën e 1 dhjetorit.
Hassan Abdul Ghani
Komandanti i rebelëve Hayat Tahrir al-Sham (HTS), Hassan Abdul Ghani, tha se luftëtarët e tij po shkonin drejt Damaskut dhe lëshoi një paralajmërim për ushtrinë siriane dhe ministrin e mbrojtjes.
“Po shkojmë drejt Damaskut”, thotë ai në një video të shpërndarë në rrjetin social "X".
Sipas OKB-së. të paktën 370,000 sirianë janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve të vazhdueshme midis xhihadistëve dhe forcave qeveritare.
Hassan Abdul Ghani, commander of Hayat Tahrir al-Sham, declares his fighters are advancing towards Damascus.
— British Pakistani Index (@PakistaniIndex) December 6, 2024
In a video shared on X, he warns Syria’s military and defence minister, stating, "We’re coming for you."#Syria #HTS #Damascus pic.twitter.com/2kWoLjdQ7y
Xhihadistët në Siri
Rebelët e mbështetur nga Turqia kanë marrë sot nën kontroll një bazë të mbrojtjes ajrore ruse me sistemin raketor S-75 Dvina. Lajmin e raportojnë mediat siriane dhe ato turke.
Baza ndodhet pranë qytetit Hama, qyteti i tretë më i madh në Siri, dhe është e vendosur afër kazermës së divizionit të 66-të të forcave qeveritare siriane.
Suwayda
Daraa dhe Suwayda, dy qytetet kryesore të Sirisë jugore janë tani nën kontrollin e forcave tëantiqeveritare. Kjo është raportuar nga mediat siriane dhe pan-arabe, sipas të cilave kryengritësit sunitë në Daraa kanë marrë kontrollin e pozicioneve qeveritare pas tërheqjes së ushtarëve të Damaskut.
Në Suwayda, me një shumicë druze, elitat lokale nga ana e tyre siguruan dorëzimin midis forcave qeveritare që tërhiqeshin dhe autoriteteve lokale Druze.
Koka e statujës së babait të presidentit Bashar al-Assad, Hafez al-Assad
Rebelët xhihadistë, pasi pushtuan Hamën, shkatërruan simbolet e regjimit që e kishte mbajtur fort qytetin sirian që nga viti 2011, duke përfshirë statujën e madhe të babait të ish-presidentit sirian, Hafez al-Assad, mes thirrjeve të milicët.
Këtë e kanë raportuar mediat ndërkombëtare.
Televizioni Al Jazeera transmetoi imazhe të luftëtarëve në Hama, disa duke përshëndetur civilët pranë një rrethrrotullimi, ndërsa të tjerët hipnin në automjete ushtarake dhe motoçikleta.
Moska u ka kërkuar rusëve të pranishëm në Siri që të largohen nga vendi për shkak të situatës "të vështirë".
Rebelët islamikë që nisën një ofensivë në veri pothuajse 10 ditë më parë vazhdojnë të avancojnë dhe kanë mbërritur pranë Homsit, pasi pushtuan Alepon dhe Hama. Pekini lëshoi gjithashtu të njëjtin paralajmërim dje.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) po përforcojnë trupat në lartësitë e Golanit, pas avancimit drejt jugut të rebelëve kundër qeverisë në Siri. Këtë e raporton gazeta Haaretz.
Forcat e dislokuara do të përshtaten për t’u përballur me situatën dhe një batalion i ri në trajnim do të transferohet atje.
Haaretz ka raportuar se Izraeli po përgatitet për mundësinë e një sulmi të papritur nga kufiri sirian, në dritën e zhvillimeve në vend. Komanda Veriore ka caktuar një njësi të re rezerviste në lartësitë e Golanit për të ofruar një përgjigje të shpejtë nëse është e nevojshme.