Me marrjen dijeni për këtë vendim, Avokatura e Shtetit, me pretendimin se nëpërmjet vendimit të qershorit 2009 që u kthente truallin ish-pronarëve, janë cënuar në mënyrë të padrejtë interesat pasurore të shtetit, ka depozituar brenda afatit ligjor ankesën e saj në Agjensinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Ndërkohë që njëherësh Avokatura e Shtetit, Ambasada e Selisë së Shenjtë, Kisha katolike Don Bosko dhe Bashkia e Tiranës, kanë hapur proces gjyqësor duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të AKKP.
Mësohet se lidhur me këtë skandal pritet që ditën e mërkurë, kisha katolike dhe Ambasada e Selisë së Shenjtë në Tiranë të kryejnë një reagim, duke denoncuar vendimet e kundraligjshme. Gazeta “Shqiptarja.com” mëson se Ambasada e Selisë së Shenjtë në Tiranë kryen aktivitet social në qëndrën e “Don Boskos”, që prej vitit 1997.
/Shqiptarja.com