Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut ka deklaruar se nëse do të ketë qoftë kërcënimin e sulmit më të vogël nga Koreja e Veriut atëherë vendi i tij do të ndërmarrë menjëherë një kundërsulm.

Deklaratat e Kim Kwan Jin erdhën pas kërcënimeve të Pyongyang se do ta sulmojë territorin e Koresë Jugore, nëse grupi koreano-verior, i cili aktualisht jeton në Jug, do të vazhdojë shpërndarjen e fletushkave propaganduese nga balonat e ajrit, në zonën kufitare midis dy vendeve.

Më herët gjatë javës, presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung – Bak bëri një vizitë të papritur në një ishull të afërt në kufirin e kontestuar, i cili u garantua nga Pyongyang dy vite më parë.

Gjatë vizitës në ishull, Lee u tha trupave të vendosura atje, se duhet të luftojnë deri në vdekje për ta mbrojtur kufirin dhe të “hakmerren” në rast se do të kenë provokimeve nga ana e Koresë së Veriut.

(ed.ka/Shqiptarja.com)