Ky është Besnik Toma, tashmë i shpallur në kërkim nga policia si personi që qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë konfliktit të pronësisë mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të kishës katolike në Kepin e Rodonit.
Tv Klan ka siguruar këto foto të kamerave të sigurisë në hyrje të Kepit të Rodonit, ku shihen 10 personat e përfshirë në konflikt, disa prej të cilëve në duar mbajnë sende të forta.
Siç shihni në këto pamje, Besnik Toma është personi i fundit që i bashkohet konfliktit, teksa me vete mban një çantë krahë-qafë në të cilën fshihte armën e zjarrit.
Ky dyshim i hetuesve është vërtetuar jo vetëm nga kamerat e sigurisë në zone, por dhe nga personat e përfshirë në konfliktin e pronësisë. Përplasja kishte zanafilla të hershme, por degradoi të dielën ku krahas përplasjes fizike, u përdor dhe arma zjarrit.
Gjithçka nisi në momentin që përfaqësuesit e kishës po kryenin rrethimin e tokës, për të cilën disponojnë certifikatë pronësie, dokument të cilin thonë se janë pajisur dhe banorët e zonës.
Konflikti çoi në pranga 8 persona mes të cilëve dhe ish-deputetin, Mark Frroku, i cili përpara grupit hetimor ka pohuar se është gjendur në atë konflikt si personi i nënkontraktuar nga kisha për ndërtimin e rrethimit të sipërfaqes që u bë mollë sherri./ Tvklan
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
52.7%
-
Jashtë
15.3%
-
Nuk lëviz
32%
Vota total: 222
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga Italia në Shqipëri për pushime, 54- vjeçari italian i dehur dhe i droguar në timon vret një këmbësor në Durrës
5 Gusht, 10:15
-
Durrës/ Kërcënojnë me thikë taksistin dhe i marrin xhiron ditore, në pranga një djalë dhe një vajzë (EMRAT)
4 Gusht, 11:12
-
Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot (VIDEO + FOTO)
3 Gusht, 12:03
-
Durrës/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturina, por rrezikoi banesat, në pranga 48-vjeçari
3 Gusht, 10:29
-
'Me njerkën e tyre', Rudina Dembacaj publikon foto me tre fëmijët e bashkëshortit të saj Mark Frroku
2 Gusht, 22:09
-
Fluks në portin e Durrësit, gushti sjell emigrantët në Atdhe! Tragetet nisin lundrimet e dyfishta, mes udhëtarëve shumë turistë italianë
2 Gusht, 12:18
-
Në kërkim ndërkombëtar, kapet në Durrës hajduti i banesave të italianëve
2 Gusht, 12:06
-
Zjarret/ Mbrojtja Civile bën ‘bilancin’ e 24 orëve: 9 vatra aktive, 18 u shuan! Digjet parku kombëtar i Qafë Shtamës
2 Gusht, 11:09
-
Trafik armësh nga Shqipëria drejt Anglisë, 3 të arrestuar në Tiranë, 3 në kërkim! Finalizohet 'Inkorporimi' në bashkëpunim me SPAK dhe autoritetet britanike (EMRAT)
1 Gusht, 12:25
-
Shijak, ndezi zjarr për të djegur shkurre dogji 1 mijë pemë ulliri
1 Gusht, 10:53
-
VIDEO/ Për të gjithë kuriozët! Shihni si duket "Palinuro", anija 90-vjeçare e marinës ushtarake italiane
1 Gusht, 10:10
-
Fatos Çoçoli: Si Porto Romano do na japë 660 milionë euro në vit
1 Gusht, 09:13
Po te oborri kishes, duan te ndertojn pallat?
PërgjigjuNormal kisha merr pjesen e vet. Kshu funksionon sot.