Sefer Korra është babai i një fëmije 2 vjecar të cilin sapo e ka nxjerrë nga spitali.

Vogëlushi së bashku me nënë dhe babain e tij, tashmë janë të pastrehë pasi shtëpia e tyre në Unazën e Re, u shemb për të ndërtuar një pallat.

Seferi prendon se pronari i firmës së ndërtimit ka paguar para në Gjykata, dhe se për për atë pronë ndodhet prej vitesh në gjyq me kunatin. Ky i fundit e ka rishitur sërish tokën tek firma për të ndërtuar pallatin.

Bashkëshortët dhe fëmija 2 vjeçar të përzënë nga fadromat, kërkuan zgjidhje pranë Kryeministrisë. Vetëm me rrobat e trupit veshur, pa ndërresa e madje dhe pa këpucë për djalin e sëmurë, ata të dëshpëruar kërkojnë zgjidhje për problemin e tyre.

"Një javë në spital e kam marrë fëmijë zvarrë nga shtëpia se s’donte policia me më lënë do të të shoqërojmë në komisariat më thonin. Rrobat i kam bërë me gjak nuk i kam bërë me drogë. Duam takim se po na shembet shpia, duam të rri në shtëpinë time. Pa u zgjidh puna mos të më shembet shtëpia. Asgjë tjetër nuk dua. Kunatit ia kam blerë tokë, e kam me letra dore, e kam çuar në Gjykatë, 40 seanca. Edhe Gjykata han para, 40 seanca s’janë bërë dhe s’po merret asnjë vendim", ka thënë Sefer Korra. 

Familja Korra pretendon se përveçse nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë që fakton se nuk janë pronarë të pronës ku banojnë, nuk kanë marrë as njoftim se banesa do të shembej këtë të premte.
"S’më kanë njoftuar, kam qenë në punë, më ka njoftuar nusja, kam lënë punën me vrap, vëllai kishte hyp me gurë, donin të më kapnin, nuk më linin të takoja fëmijën tim, të merrja letrat, t’i tregoj kryeministrit letrat që kam, e kanë hequr nga procesi i legalizmit aq lek është paguar, nuk e di kush e ka këtë pallat të PD apo të PS që ka aq lekë që paguan sa andej këtej", shprehet ai. 

Letrat e legalizimit i kanë dorëzuar që në 1996-n, madje më herët kishin marrë dhe ‘ok’ se leja ishte miratuar.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)