Bankers Petroleum Ltd. ka publikuar raportin auditues të palës së tretë mbi mosmarrëveshjen e taksave për vitin 2011 është lëshuar. Audituesit kanë vendosur se Bankers i ka deklaruar të sakta shpenzimet e tij si kosto të rimbursueshme në vitin 2011 bazuar në licencë-marrëveshjen hidrokarbure.

Siç është rënë dakord më parë me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë dhe Bankers, vendimi është një zgjidhje përfundimtare dhe si e tillë autoritetet e taksave në Shqipëri do të ri-llogarisin detyrimet e taksave për vitin 2011 dhe do të përcaktojnë mekanizmin e duhur për të zgjidhur ose rimbursuar Bankers-in për pagesat e bëra deri më tani. Kompania i ka paguar në total 37 Milionë dollarë deri në 30 Qershor 2016 zyrës së taksave si derdhje për tatimin fitimin e vlerësuar për vitin 2011.

Pala e tretë audituese është përbërë nga një panel i përbashkët me ekspertë të Pricewaterhouse Coopers dhe kompanisë konsultuese Navigant, bazuar në termat e referencës të firmosura dhe deklaruara në 24 Shkurt, 2016. Të gjitha palët janë angazhuar për të përdorur këto rezultate të palës së tretë audituese si bazat për përcaktimin e kostove të rimbursueshme hidrokarbure për vitet në vijim. 

Konflikti mes Bankers Petroleum dhe Tatimeve ka lindur në mesin e vitit të kaluar, pasi AKBN nuk i ka njohur Bankers Petroleum 220 milionë dollarë shpenzime të vitit 2011. Në bazë të raportit të AKBN, Tatimet inicuan një pagesë prej 57 milionë dollarësh, që Bankers u detyrohej tatimeve, shumë që ka arritur në 75 milionë dollar së bashku me gjobat dhe kamatat.

Tashmë që auditori ka vendosur në favor të Bankers, tatimet duhet të kthejnë shumën prej 37 milionë dollar që ka marrë deri tani, ose të bjerë dakord që kjo shumë të kompensohet nga pagesat që Bankers duhet të bëjë në të ardhmen.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com