Konflikti për zënien e rrugës, identifikohet autori i vrasjes me thikë i 34 vjeçarit në Durrës

Konflikti për zënien e rrugës, ka shkaktuar viktimën e radhës në Durrës.

Është identifikuar autori i  vrasjes së 34 vjeçarit, i cili ndërroi jetë pasditen e sotme.

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të Arbër Kotaj, i cili është shofer i një autobusi që transportonte gra të një fasonerie.

Ndërsa viktima Idajet Dulla është shofer fugoni. Dyshohet se mund të jenë zënë për zënien e rrugës nga automjetet e tyre.

Sipas raportimit nga gazetari i Report Tv, Idajet Dulla i ka kërkuar llogari Arbër Kotaj për zënien e rrugës nga automjeti i tij. Gjatë zënkës ky i fundit ka nxjerrë thikën duke vrarë 34 vjeçarin Idajet Dulla.


Lajmi kryesor:

Konflikti për zënien e rrugës! Qëllohet me thikë në zemër 34 vjeçari në Durrës, ndërron jetë në spital! Autori djali i ish drejtorit të burgut që liroi Lul Berishën (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!