TIRANË - Marrëdhënia institucionale presidencë qeveri tashmë është zyrtarisht në një luftë të hapur. Analistët Lorenc Vangjeli dhe Roland Lami mendojnë se kjo marrëdhënie e ngrirë daton që pas zgjedhjeve të 23 qershorit për të cilën nuk flitej hapur. Tashmë qëndrimi është i artikuluar qartë-shprehen analistët.
Konflikti mes presidencës dhe qeverisë tashmë është i hapur dhe publik. Marrëdhënia institucionale mes qeverisë së majtë dhe presidenti tashmë zyrtarisht është në luftë të hapur, ndonëse kjo marrëdhniëne e ngrirë daton që prej dy vitesh kur në pushtet erdhi qeveria e kryeministrit Edi Rama.
Analistët Lorenc Vangjeli dhe Roland Lami kanë këndvështrime krejt të kundërta për thelbin e këtij debate. Lorenc Vangjeli mendon se Presidenti i Republikës i zgjedhur me 71 vota në Parlament, e që nuk mori mbështetjen e së majtës në opozitë, përpiqet në çdo rast të shfaqet për të treguar prezencën e tij.
“Kjo është një situatë lufte e sajuar. Presidenti në më shumë se një rast ka dashur të bërtasë me zë të lartë njësoj si për të treguar që ndodhet dhe ai, kishte dhe ai një zyrë në fund të bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Ndërkohë që nga kryeministria shpesh kemi parë të njëjtin stil qasjeje, hajt se është diksuh atje.”- tha Lorenc Vangjeli.
Por analisti Roland Lami mendon se gjatë dy viteve të fundit mazhoranca e majtë është përpjekur të anashkaloje institucionin e presidentit përmes ligjeve të caktuara.
“Konflikt i cili daton që me ardhjen e te majtëve në qeveri të cilët gjykojnë që presidenti duke qënë i zgjedhur vetëm nga njëra forcë politike PD në këtë rast, nuk mund të jenë mbipalët sic e përcakton kushtetuta dhe në këtë rast kanë menduar që në cdo mungesë ligjore të ndërhyhet me ligj dhe ti kalohet kjo e drejtë shumicës.”- u shpreh Roland Lami.
Por a lidhet kjo betejë me projektin e qeverisë për t’i hequr Presidentit drejtimin e KLD?
“Nuk bëhet fjalë për një akt të caktuar, palët nuk e kanë duruar njëra tjetrën që në krye të erës.”- thekson Lorenc Vankeli
“Ligji që po propozon si pjesë e paketës së reformës në drejtësi më shumë tentojnë ta takojnë persona se sa të flasin për një raport substancial korrekt midis institucioneve.”-vlerëson Roland Lami.
Pak kohë më parë qeveria i propozoi Visar Zhitin kandidat për ambasador në Vatikan, për të cilin Presidenti i Republikës deklaroi se nuk do ta dekretojë pasi nuk janë respektuar procedurat. Por dy ditë më parë Presidenti dhe Kryeministri replikuan në distancë përmes rrjetit social Facebook për këtë çështje. Kryeministri e konsideroi këtë qëndrim të kreut të shtetit ridënim politik që i bëhet Visar Zhitit ndërsa Presidenti në reagimin e tij tha se qeveria po e përdor politikisht shkrimtarin Visar Zhiti.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO