Konflikti te 'Kepi i Rodonit', shkak mbivendosja e pronësisë për sipërfaqen e tokës që të dërgon në bregdet! Kadastra e Durrësit ende pa përgjigje

 

Ish-deputeti Mark Frroku dhe 7 persona të tjerë janë arrestuar nga Policia e Durrësit pas konfliktit të një dite më parë në Kepin e Rodonit në Durrës për çështje pronësie.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se i është kërkuar Kadastrës informacion lidhur me pronësinë e asaj sipërfaqe toke e cila ka vite që është kthyer në mollë sherri mes Kishës katolike dhe disa banorëve të zonës (familja e Bajram Kaculit) pasi që të dyja palët pretendojnë pronësinë mbi të. Përgjigja ende nuk ka mbërritur. Ende nuk mund të themi se cila palë ka të drejtë thonë në polici pasi mund të ketë edhe mbivendosje.

Nëse sipërfaqja prej 5 dynym e 400 m2 tokë që (pretendojnë të dyja palët) e cila të dërgon në bregdet i kalon Kishës, atëherë banorët e zonës bllokohen për të dalë në bregdet ku punojnë në aktivitete të ndryshme si peshkim,plazh,lokale etj.

Kisha katolike ka në zotërim 150 ha tokë të kthyer nga komisioni i kthimit e kompensimit të pronave rreth 16 vjet më parë. Brenda këtij territori janë vendosur kisha e famshme e Shën Ndout, Kalaja e Skënderbeut, një vijë e gjatë bregdetare si dhe një pyll me pisha. Kisha është pronari më i madh i tokës në atë zonë

Edhe më parë ka pasur konflikte mes banorëve dhe përfaqësueseve të kishës për të njëjtin problem. Pas përplasjeve, gjithmonë ka pasur një periudhë qetësie por ajo është prishur sërish sikurse ka ndodhur edhe në rastin më të fundit. Konfliktet fillojnë kur palët tentojnë të vendosin kufirin aty ku pretendojnë se është prona e tyre.


Lajmi kryesor:

Konflikti në Kepin e Rodonit, shkak mbivendosja e pronësisë së tokës! 8 të arrestuar, mes tyre ish-deputeti Mark Frroku! Në kërkim truproja e tij, qëlloi me armë


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë