Konflikti në Kepin e Rodonit, shkak mbivendosja e pronësisë së tokës! 8 të arrestuar, mes tyre ish-deputeti Mark Frroku! Në kërkim truproja e tij, qëlloi me armë

DURRËS-  Tetë persona u arrestuan nga policia e Durrësit dhe një tjetër u shpall në kërkim për përplasjen e dhunshme për pronën tek Kepi i Rodonit, që rezulton një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet e drejtësisë. Aty të dielën e 29 tetorit, banorë të zonës, kundërshtuan punimet për rrethimin e një sipërfaqeje toke të pretenduar njëherësh nga Kisha Franceskane dhe nga Bajram Kaçuli. Sipas policisë, mollë sherri është kjo sipërfaqe toke, rreth 5 dynym e 417 metër e cila ka dalje në det.

Ish-deputeti Mark Frroku dhe shtetasit Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri u arrestuan për “Kanosje”, “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike". Ata ishin shoqëruar në vendin e konfliktit, por më pas ndaj tyre u mor masa e arrestit. Në polici ish-deputeti Mark Frroku ka thënë se nuk kishte dijeni për konfliktin, ndërkohë që grupi i hetimit ka administruar pamje filmike ku janë dokumentuar veprimet e dhunës mes palëve. Praninë e tij në zone, Frroku e ka justifikuar si ndërtues i murit që ishte pajtuar nga përfaqësuesit e kishës, të cilët siç thuhet në njoftimin zyrtar, kanë certifikatë pronësie.

Për kushëririn dhe shoferin e tij Besnik Toma, të shpallur në kërkim, ish-deputeti ka thënë se nuk ka asnjë dijeni të jetë qëlluar me armë. Policia tha se Toma, është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka qëlluar me armë në vendin e konfliktit ku u gjet edhe një gëzhojë pistolete. Ai është administrator i kompanisë “A.M-L Group”, e cila është kontraktuar për të kryer punimet e murit rrethues nga pjesëtarë të kishës.

Referuar dokumentacionit në QKB, në datën 3 korrik 2023, me vendim të Mark Frrokut, i cili është aksioner me 100% ka zgjatur emërimin e Besnik Tomës deri në vitin 2026. Nga pala tjetër në konflikt, janë vënë në pranga banorët e zonës, Bajram Kaçuli, pretendent i pronës dhe Erjon Reka, Ylli Reka e Erjon Reka, të akuzuar për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Vetëgjyqësi”, të cilët janë konfliktuar me sende të forta me rojet e parkut dhe përfaqësues të kishës katolike që po kryenin punimet e rrethimit. Policia tha se ka proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasin Ndue Sokoli për “Moskallëzim krimi”.

Konflikti i pronës tek Kepi i Rodonit ka nisur një vit më parë, kur Kisha Franceskane përmes kompanive private nisi punimet për rrethimin e tokës që e pretendon me çertifikatë pronësie. Punimet u kundërshtuan nga banori i zonës, Bajram Kaçuli që pretendon se ka edhe ai çertifikatë pronësie për të njëjtën zonë duke akuzuar palën tjetër për falsifikim. Çështja e dokumentacionit të pronës ndodhet në SPAK, madje prokuroria ka sekuestruar dosjet për verifikim, ndërsa Kisha ka vijuar ngritjen e rrethimit. Policia tha se për pretendimet e palëve për çertifikatën e pronësisë, janë referuar disa herë materialet në Prokurori, pas konflikteve që ka patur herë pas here mes palëve.  

Të arrestuar
Bajram Kaculi
Erjon Reka
Orgito Reka
Ylli Reka
Mark Frroku
Antonio Lazari
Pal Doda
Martin Lazeri

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:09
Sherri te Kepi i Rodonit, kompania e truprojës së Mark Frrokut ishte kontraktuar për punimet e murit rrethues te Kisha

1698661455_kepiirodonit.jpg

Report Tv sjell të tjera detaje nga konflikti në Kepin e Rodonit, për mbivendosjen e pronësisë së tokës, mes Kishës Katolike dhe banorëve të zonës, ku të dyja palët pretendojnë se kanë certifikatë pronësie. Në sherr është përfshirë edhe truproja i Mark Frrokut, i cili ka qëlluar me armë.

Po ashtu, truproja Besnik Toma rezulton të jetë administrator i kompanisë “A.M-L Group”, e cila ishte kontraktuar për të kryer punimet e ndërtimit të murit rrethues nga pjesëtarë të kishës.

Referuar dokumentacionit të “A.M - L Group” në QKB, rezulton se biznesi është me licencë aktive për momentin, megjithatë në datën 3 korrik 2023, me vendim të Mark Frrokut, i cili është aksionar me 100% të kuotave në kompani, i shtyhet administrimi Tomës deri në vitin 2026.

Ora 12:37
U arrestua për konfliktin për pronat në Kepin e Rodonit, Mark Frroku: Isha si ndërtues i murit, jam pajtuar me përfaqësuesit e kishës

 

Në deklarimet paraprake në Policinë e Durrësit, ish-deputeti Mark Frroku nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me konfliktin.

Pavarësisht se blutë kanë administruar pamje filmike ku dokumentojnë veprimet e dhunës, Frroku mëson Report Tv, u ka thënë hetuesve se nuk dinte asgjë, nuk kishte ndodhur asgjë dhe nuk ishte konfliktuar askush. Për shkak të deklarimeve të tij i janë shtuar në ngarkim edhe veprat penale moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Praninë e tij në zonë e ka justifikuar si ndërtues i murit dhe ishte pajtuar nga përfaqësuesit e kishës.

Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe për shoferin e tij Besnik Toma, sipas të cilit nuk ka asnjë dijeni të jetë qëlluar me armë. Toma rezulton të jetë kushëri i parë i ish-deputetit.

Ora 10:57
Sherri në Kepin e Rodonit, reagon policia: Në kërkim truproja e Mark Frrokut, qëlloi me armë! Në hetim një tjetër

Foto arkiv

Truproja i Mark Frrokut është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar më armë në sherrin e djeshëm në Kepin e Rodonit. Report Tva ka mësuar emrin e tij, Besnik Toma. Ndërkohë, policia ka vënë në hetim një tjetër person, Ndue Sokoli, për “moskallëzim krimi”.

Truproja i Mark Frrokut ka qëlluar me armë pas sherrit për tokën, ku përfaqësues të Kishës Katolike dhe banorët të zonës kanë konfliktuar për një rrethim të sipërfaqes së tokës, për të cilët dy palët kanë certifikatë pronësie. Policia ka arrestuar 8 personat e përfshirë në sherr, mes tyre ish-deputetin Mark Frroku.

“U konfliktuan me sende të forta me njëri-tjetrin, në kepin e Rodonit, për motive pronësie, arrestohen në flagrancë 8 shtetas (nga të dyja palët në konflikt). Vijon puna për kapjen e shtetasit që dyshohet se qëlloi me armë zjarri, në ajër, gjatë konfliktit.   Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për konfliktin e ndodhur ditën e djeshme, te kepi i Rodonit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:  

Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “ Vetëgjyqësia”;

Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri, për veprat penale “Kanosja”, “Moskallzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike. 

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ndue Sokoli, për veprën penale “Moskallzimi i krimit”, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit Besnik Toma. 

Ditën e djeshme, shtetasit Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, banorë të fshatit Shetaj, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit Ndue Sokoli, Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri, përfaqësues të kishës françeskane, të cilët po bënin rrethimin e një sipërfaqeje toke në zonë, për të cilën kanë certifikatë pronësie. Si pasojë e konfliktit, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë pësuar dëmtime fizike.   Policia gjeti në vendin e ngjarjes një gëzhojë arme zjarri. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi që ka qëlluar me armë zjarri, gjatë konfliktit, është shtetasi Besnik Toma.  

Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve.   Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ora 10:39
Konflikti te 'Kepi i Rodonit', shkak mbivendosja e pronësisë për sipërfaqen e tokës që të dërgon në bregdet! Kadastra e Durrësit ende pa përgjigje

 

Ish-deputeti Mark Frroku dhe 7 persona të tjerë janë arrestuar nga Policia e Durrësit pas konfliktit të një dite më parë në Kepin e Rodonit në Durrës për çështje pronësie.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se i është kërkuar Kadastrës informacion lidhur me pronësinë e asaj sipërfaqe toke e cila ka vite që është kthyer në mollë sherri mes Kishës katolike dhe disa banorëve të zonës (familja e Bajram Kaculit) pasi që të dyja palët pretendojnë pronësinë mbi të. Përgjigja ende nuk ka mbërritur. Ende nuk mund të themi se cila palë ka të drejtë thonë në polici pasi mund të ketë edhe mbivendosje.

Nëse sipërfaqja prej 5 dynym e 400 m2 tokë që (pretendojnë të dyja palët) e cila të dërgon në bregdet i kalon Kishës, atëherë banorët e zonës bllokohen për të dalë në bregdet ku punojnë në aktivitete të ndryshme si peshkim,plazh,lokale etj.

Kisha katolike ka në zotërim 150 ha tokë të kthyer nga komisioni i kthimit e kompensimit të pronave rreth 16 vjet më parë. Brenda këtij territori janë vendosur kisha e famshme e Shën Ndout, Kalaja e Skënderbeut, një vijë e gjatë bregdetare si dhe një pyll me pisha. Kisha është pronari më i madh i tokës në atë zonë

Edhe më parë ka pasur konflikte mes banorëve dhe përfaqësueseve të kishës për të njëjtin problem. Pas përplasjeve, gjithmonë ka pasur një periudhë qetësie por ajo është prishur sërish sikurse ka ndodhur edhe në rastin më të fundit. Konfliktet fillojnë kur palët tentojnë të vendosin kufirin aty ku pretendojnë se është prona e tyre.

Ora 10:19
Sherri te Kepi i Rodonit për pronat, truproja i Mark Frrokut qëlloi me armë! Shpallet në kërkim

 

Report Tv sjell të tjera detaje nga ngjarja në Kepin e Rodonit një ditë më parë, ku banorë të zonës dhe përfaqësues të Kishës Katolike u konfiktuan për një pronë të cilën dy palët pretendojnë se kanë certifikatë pronësie.

Ndërsa sherri ka agravuar me grushte dhe duke përdorur sende të tjera të forta, u raportua edhe për të shtëna me armë. Policia nuk e saktëson se kush qëlloi me armë zjarri në ajër, por burime të Report Tv bëjnë me dije se ka qenë truprtoja i Mark Frrokut, ky i fundit i arrestuar bashkë me 7 të tjerë pas ngjarjes. Mësohet se truprtoja i Mark Frrokut është shpallur në kërkim nga policia.

 

1698590185_durres.jpg

Ora 10:12
Dalin emrat, kush janë 8 të arrestuarit në Kepin e Rodonit, mes tyre edhe ish-deputeti Mark Frroku

 

Policia ka arrestuar 8 persona pas sherrit në Kepin e Rodonit një ditë më parë, për çështje pronësie. Banorët e zonës dhe përfaqësues të Kishës Katolike u konfliktuan për një tokë, për të cilët dy palët pretendojnë se kanë certifikatë pronësie.

Report Tv ka zbardhur edhe emrat e 8 të arrestuarve, mes tyre edhe ish-deputeti Mark Frroku.

Të arrestuar

  1. Bajram Kaculi
  2. Erjon Reka
  3. Orgito Reka
  4. Ylli Reka
  5. Mark Frroku
  6. Antonio Lazari
  7. Pal Doda
  8. Martin Lazeri
SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/10/2023 01:37

    Le t'i rindajne me mirekuptim ato 5 dynym e 417 m kisha dhe banoret qe e pretendojne.2 dynym e gjysem e 208.5 m secila pale dhe mbyllet kjo ceshtje dhe dalja ne bregdet nuk bllokohet.

    Përgjigju
  • shkodrani: 30/10/2023 21:55

    gjithandej del ky feroku...u be me prona maloku i mirdites ne durres,,hej ju shitofte zana..

    Përgjigju
  • 302: 30/10/2023 17:50

    Ku je o Stiv federalsi i brukselit se ti ja QR ktyre davaxhive te brukselit. Iknin si minjt neper puseta mark frroku me shoket e tij tutora kur afrohej Stivi.

    Përgjigju
  • Bledi: 30/10/2023 16:38

    Si ka mundësi ne çdo ngjarje kriminale dalin keto deputetet e PS, ca behet kështu.

    Përgjigju
  • sapa: 30/10/2023 15:15

    As nuk ka shtet as nuk do kete!Cdo ngjarje qe ndodh ne kete vend hajdutesh eshte vetem per mungese te shtetit ,dhe keshtu do jete edhe nja 100 vjet!

    Përgjigju
  • Alb: 30/10/2023 15:04

    Keta skapin dot markun merren me berishen shtet i mbarum

    Përgjigju
  • Gripi: 30/10/2023 14:36

    Eshte e turpshme dhe e frikshme qe Kisha kontrakton njerez me rekorde te renda kriminale si Mark Frroku. Nese Kisha ka probleme pronesie duhet ti drejtohet organeve shteterore dhe jo te provokoje dhune dhe gjak. Krimineli Mark Froku meriton maksimumin e denimit sepse eshte recidivist. Kisha duhet te distantcohet nga njerez te tille pasi kisha dhe xhamia u perkasin besimtareve dhe jo horrave. Turp

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 30/10/2023 13:59

    Kush ja dha kishes 150 ha tokë, apo ja dha sali viçidoli, është ba një kasaphane në Shqipëri me tokat, duhet urgjentisht një reformë e re toke që nga rrënjët dhe do shihni majen e ajsbergut, mallkua kjoft saliu ça ju bani Shqiptarve tu vra vllau me vlla për toke.

    Përgjigju
  • aman aman: 30/10/2023 12:05

    Keshtu ndodh kur nuk i sekuestrohen te gjitha nga del gjithe ky lek dhe kjo pasuri?Dhe une me tim shoq punojme gjithe jeten por vetem nje shtepi ne pallate te komunizmit arrita te kem prone!!?Cfare ben.shteti dhe ligjet kur mua per nje parkim pa leje rezidenti me denon me gjobe,per keta politikane dhe grate e tyre nuk luan as gishtin e vogel.Dhe ja ku erdhem kerkon Marku dhe Rudina e tij prona ne Kep te Rodonit?! Kot meqe ra fjala mos i kapen cift dhe jane brenda se jane shume te dashuruar aman mos i ndani.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 30/10/2023 10:55

    Edhe ato manastiret ne Kosove nuk e dinin qe kishte arme brenda tyre. Kisha Katolike ben te fortin me Mark Frokun qe ka ne kurriz vrasjen e nje komisari policie.

    Përgjigju
  • nani: 30/10/2023 10:22

    ca nuk pret nga keta lloj deputete biznesmene dhe gangstere

    Përgjigju
  • Marki: 30/10/2023 09:59

    Marki from puka kush ja la pronat te kepi rodonin?! Prona ne kombinat, prona ne autostrade, shkolle private, hotele restorante bar kafe, toka ne plazhe...!!! Makine te blinduara, vrasje , trafik droge.. Edhe sa duhet me fakte e zaptime e krime Te burgosen kto plera qe kane 20 vjet qe perdhunojne e vrasin e zaptojne.

    Përgjigju
  • Shkodra: 30/10/2023 09:51

    Ky marku i fort na doli as po arrestohet as po i futet ndonje koqe plumbi

    Përgjigju
  • Populli: 30/10/2023 09:45

    Dhuratë nga Sali Rame Pragqir Berisha kjo lufte pronash . Ligji I pronave qe beri ai bastard do na ndjek nga pas lufta ne breza .

    Përgjigju
  • Den: 30/10/2023 09:43

    Kisha katolike me Mark Frokun Kulmi!!! Shko po deshe ne kisha dhe xhamia

    Përgjigju
    • gjergji: 30/10/2023 15:20

      Nuk ka lidhje kisha, kane lidhje persona te viket gjoja kane autorizim nga kisha

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës