Një konflikt mes adoleshentëve ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen 18 shtatori në Gjirokastër.

Dy adoleshentë janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe për pasojë një 15 vjeçar dyshohet se është goditur me mjet prerës thikë.

Ai është transportuar në urgjencën e spitalit të Gjirokastrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.