Dy adoleshentë të moshës 15 vjeçare janë konfliktuar me njëri tjetrin në qytetin e Shkodrës këtë të mërkurë rreth orës 11.

Nga konflikti ka mbetur i lënduar njëri prej tyre, i cili është dërguar në spital.

15-vjeçari tjetër u shoqërua në polici dhe po merret në pyetje, në prani të prindit të tij dhe të psikologut.

'Rreth orës 11:00, salla operative e DVP Shkodër, është njoftuar se pas një konflikti mes dy 15-vjeçarëve, ishte lënduar me mjet prerës (biçak) njëri prej tyre. Shtetasi i dëmtuar është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 15-vjeçari tjetër u shoqërua në ambientet e DVP Shkodër dhe po merret në pyetje, në prani të prindit të tij dhe të psikologut.  Mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.  Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij konflikti dhe sqarimin e rrethanave të tij.'- njofton policia.