Kongo,aksidentohet aeroplani 
ushtarak, 10 persona të vdeku

Kongo,aksidentohet aeroplani <br />ushtarak, 10 persona të vdeku
Autoritetet e Kongos kanë njoftuar se të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një aeroplanit ushtarak, i cili u aksidentua  menjëhërë  sapo ishte larguar nga kryeqyteti  Kinshasa.

Lajmin është konfirmuar nga Zëdhënësi i qeverisë, Lambert Mende.

Gjithashtu mediat lokale raportojnë se  nga aksidenti nuk kishte të mbijetuar, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende mister, pasi nuk ka asnjë version paraprak.

Nga të dhënat paraprake  mësohet se autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Dyshimet kryesore janë përqendruar në një problem të mundshëm teknik, ndërsa drejtuesi i aeroplanit ushtarak ka humbur kontrollin në fluturim, pa mundur të manovrojë në kohën e duhur, raportojnë mediat vendase.

Redaksia Online

N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore