Kongresi amerikan ka miratuar një projektligji, i cili parashikon se asetet e konfiskuara ruse do të shkojnë në dispozicion të Ukrainës. Kryedemokrati Lulzim Basha përgëzoi këtë vendim, ndërsa ka ndarë foto edhe me kongresmenët nismëtarë të këtij projektligji.

Kreu i PD shkruan se është nder dhe privilegj që dhe vetë ka pasur ndihmën dhe mbështetjen e tyre në këtë proces në Këshillin e Evropës.

“Lajm i shumëpritur nga Ëashingtoni. Kongresi Amerikan sapo votoi projektligjin për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës.

Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë e në veçanti nismëtarëve të këtij projektligji,  Congressman French Hill dhe kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme Michael McCaul. Nder dhe privilegj që edhe unë kam patur ndihmën dhe mbështetjen e tyre dhe miqve amerikanë në këtë proces jetik për Ukrainën në Këshillin e Europës”, shkruan Basha.