Kongresi Ndërkombëtar i Mbetjeve, i pari i këtij lloji në Shqipëri, ka në fokus zgjidhjen e mbetjeve për Europën Juglindore deri tek zgjidhja e mbetjeve për Shqipërinë.
Kongresi që do të mbahet në datat 23 deri 26 nëntor, vjen si bashkëpunim i stafeve shkencore të Universiteteve Publike dhe Private në Shqipëri.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi , thotë se nismat për pastrimin e Shqipërisë i shërbejnë edhe zhvillimit të turizmit.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në fjalën e tij gjatë mbledhjes është shprehur se:
“ Politika e maxhorancës ka vendosur që dekretin për ligjin e riciklimit të mbetjeve ta rikthej për një debat të gjerë publik dhe mendoj se edhe tryeza e sotme dhe tryezat në vazhdim do ti shërbejnë këtij diskutimi. Ne si ministri e Turizmit dhe Mjedisit,mbase këtë e kemi dhe një nga prioritetet e punës sonë, sidomos në vitin e ardhshëm, për një Shqipëri të pastër".
Ambientalisti Sazan Guri, organizator i Kongresit Ndërkombëtar të Mbetjeve, tha se synimi është të vendosjet një kohezion mendimi dhe veprimi për menaxhimin e integruar të mbetjeve në tokë, ujë dhe ajër.
Ambientalisti Sazan Guri, tregon se si duhet të ecet përpara në mirëmenaxhimin e mbetjeve dhe në hartimet e projekteve nga universitetet, që pastrimi i vendit të jetë sa më efiçient:
“Dhjetë universitetet më të mira të vendit, publike ose jopublike, jo pak dy komunitete organizative shkencore me nga 20 përfaqësues të stafeve më të mira akademike e shkencore të ekspertizës dhe veprimit për të thënë fjalën tonë në kongrese, poste dhe referate. Që nesër ata të jënë udhërrëfyese për politikën dhe vendimmarrjen shqiptare”.
Kongresi Ndërkombëtar i Mbetjeve do të mbahet për herë të parë në Shqipëri, duke vendosur përballë mendimet akademike, politikat dhe nismat pro mjedisit për menaxhimin e mbetjeve ne Shqipëri.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO