Kongresi i PD-së ose fundi i partisë së pluralizmit shqiptar

Kongresi i PD-së ose fundi i partisë së pluralizmit shqiptar

Disa demokrtatë me flamuj të PD

Nga momenti që ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, iu drejtua organeve të Drejtësisë për parlamentarët dhe njerëzit e partisë së tij, krisja nuk riparohej më. Që nga koha, që dy pjesë të së njëjtës trupë politike iu drejtuan Gjykatës (atë që e kanë anatemuar të gjithë kohën), për të njohur ndryshimet respektive statuore, atëherë mund të thuhet se dëmi është më i thellë sesa mundësia e rikuperimit. Që nga koha kur grupi i kryetarit në detyrë Alibeajt i drejtohet Gjykatës shqiptare për të përballur vendimin e saj në favor të Grupit të Rithimelimit, atëherë kjo parti e ka mbyllur misionin e saj. Me një logjikë të thjeshtë: nëse nuk ke mekanizmat etikë, që do të thotë nxjerrja e disa emrave mbi palët atëherë pse flet për moral; nëse nuk ke ata statuorë, që në fakt duhet të ishin të parat për zgjidhjen, maisja nuk do ndodhte deri në përçarje…

Rama është familjar me të dy palët, paçka se të dy e përdorin në kuptimin me negativ të mundshëm: me Grupin e Rithemelimit, pasi me shefin e saj Berisha de facto bëri ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, që e kanë përcjellë Shqipërinë në këtë stad politik; kurse pjesa që mund ta simbolizojmë ajo që ishte dhe është me z.Basha, nuk tha asgjë kur u bë pakti i 17 Majit 2017!!! Të mjafton të njohësh 15% Jungun dhe të kuptosh se kompleksi që kanë këto tre personazhe ndaj njëri-tjetrit dhe e kupton se kriza nuk është thjesht e PD-së, por e asaj që kjo forcë nuk ka se çfarë t’u japë më shqiptarëve, që mezi presin një ndryshim dhe një përballje reale me problematikat e tyre.

E dhimbshme është se G rupi i Rithemelimit, që mendonte se Berisha do të largohej sa të ikte Basha, tashmë hesht. Hesht sepse po tregojnë që u mungon thelbi dhe parimet, që ka ditur t’i marrë Berisha për interesin e tij dhe po i kanalizon ashtu si do ai, megjithëse nuk është pjesë e Grupit Parlamentar. Pasi Berisha frymëzon më së miri fanatikët dhe manovruesit por jo partinë. “Lideri më i shquar nuk është domosdoshmërisht ai që bën gjërat më të mëdha. Është ai që di të shtyjë njerëzit të bëjnë gjërat më të mëdha”, shprehej në kohën e tij Ronald Reagan, presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara.

Kongresi i ardhshëm i PD-së, në mënyrën sesi po veprohet me numrat dhe ngutin e Berishës që nuk pret as vendimet e Gjykatës, thjesht, do ta thellojë krizën për ta kthyer në një përçarje të madhe por mbi të gjitha ta transformojë PD-në në një forcë apatike, që kredo do ketë thjesht zhurmën. Sa më shumë po zgjat, aq më shumë shqiptarët po humbin besimin se kjo forcë mund t’i besohet si alternativë e të ardhmes. Kurse sa i përket Ramës ai po e çon të Majtën gjoja në një drejtim të duhur, por Kulti i individit, humbja e lidhjes me bazën dhe mbi të gjitha kaosin dhe respektin thjesht të dukjes, po e dëmtojnë më së shumti.

Shqipëria po humbet pluralizimin e vërtetë sepse PD dhe PS-së nuk i përfaqësojnë më. Kjo është e dukshme. Dhe, këtë e kupton dhe njohësi më i pakët i politikës. E vështirë do jetë ardhja e partive të reja, por ato, sot, i kërkon imperativi kohor. Askush nuk i njihte shumë nga iniciatorët e PD-së në fillim të viteve ’90 dhe shumë prej atyre që i dhanë jetë PS-së, por ata e transformuan politikën shqiptare. Mbase një rrugë e tillë mund të nisë me PD-në, si në kapërcyell të viteve ’90, rithemelimi duhet të bëhet nga nisja me personazhe që nuk janë zhytur për vite në këtë moçal politik, kurse te PD-ja me të rinjtë që aspirojnë ndryshimin, duhet t’u jepet mundësia. E mbi të gjitha: Berisha duhet të kuptojë se misioni i tij ka mbaruar. Qoftë edhe pa sensin non-grata. Ai i përket të së kaluarës, kurse vlerësimi historik do të duhen disa dekada, që të bëhet, atëherë kur ai nuk do jetë më në skenë…. Është kaq e thjeshtë. Ky ngut kongresi do e shtojë krizën, kurse PD-ja e re duhet të nisë që nga fillimi me idealistë të rinj. Kaq. Dhe, e fundit, mund t’i jepni një dorë me këtë rast edhe demokracisë shqiptarë dhe jo thjesht PD-së, por kështu si po vjen kjo parti po i jep fund asaj që shumë njerëz e thoshin dikur me krenari: Partia e parë dhe e vërtetë e pluralizmit shqiptar. Nëse kemi pasur ndonjëherë!!! 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 14/04/2022 18:21

    Cfare Parti e pluralizmit.PARTI E HAIDUTAVE DHE E KRIMINELAVE.Me shkollen e plepave dhe me edukat vakabondash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?