Kongresi i PS, Tabaku: Shqiptari varfërohet, qeveria ofron spektakle propagandash! Nishani: Ramën e ka zënë paniku politik

Kongresi i PS, Tabaku: Shqiptari varfërohet, qeveria ofron spektakle propagandash! Nishani: Ramën e ka zënë paniku politik

Deputetja e PD, Jorida Tabaku

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se teksa qytetarët po përjetojnë një rritje të menjëhershme të çmimeve në produktet e shportës dhe jo vetëm, mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama e përqendruan të gjithë vëmendjen e tyre tek Kongresi të cilin ajo e cilësoi “spektakël propagande”.

Duke listuar sfidat me të cilët po përballen qytetarët, Tabaku tha se në një kohe kur qytetarët po varfërohen qeveria do të mbushi “xhepat” duke gënjyer.

“Në mes të një krize tejet të rëndë për xhepat e qytetarëve, Rama dhe mazhoranca u angazhuan në një kongres që ofroi spektaklin e propagandës për qytetarët!

Mbi 42% e të ardhurave mesatare të një familje në Shqipëri shkojnë për të blerë produktet ushqimore bazë që është rritur.

Vetëm buka është rritur me 16% në raport me një vit më parë, vezët janë shtrenjtuar me 10%, gjalpi është shtrenjtuar minimalisht me 20% njësoj si çdo nënprodukt tjetër i qumështit.

Në një krizë të tillë ku inflacioni shkoi në 5.7%, aq sa çfarë kishte paralajmëruar edhe opozita javë më parë, qeveria vazhdon të kënaqet me thërrimet e ndihmës që ka dhënë për shqiptarët. ndërkohë që vendet në zhvillim kanë nisur një plan masash për të lehtësuar politikat tatimore dhe jo vetëm, qeveria vazhdon të mbushë televizionet me propagandë njësoj si në Venezuelë.

Rritja e çmimeve për ushqimet dhe pijet jo alkoolike është 9.3% nga viti në vit. Ndërkohë që rrogat dhe pensionet janë po në vend numëro. Duket se strategjia e qeverisë për të ndihmuar qytetarët është ajo e mbushjes së portofolave të tyre me gënjeshtra dhe alibi justifikuese.

E gjithë kjo situatë do rëndohet edhe më shumë në xhepat e secilit qytetar. Shumë shpejt do të paguajmë më shtrenjtë borxhin publik që qeveria ka marrë për luksin dhe për PPP-të nga rroga e qytetarëve.

Papunësia do të rritet ndërsa vendi do të bie në një stagflacion që është përherë edhe më evident për këdo.

Po jetojmë në kohë të një krize të thellë ekonomike dhe inflacioniste që do të fshijë të ardhurat e pakta edhe kursimet e pakta që janë mbledhur.

Qeveria vazhdon të bëj sehir dhe të shesë propagandë nga sallat luksoze duke u krenuar për suksese imagjinare ndërsa shqiptari varfërohet.

Paguajmë ende sot 90 mijë euro në ditë koncesionin e inceneratorëve ndërsa 1/3 e popullsisë jeton me më pak se 5 USD në ditë!”, shkruan ajo.

Si “skandal të rëndë politik” e ka cilësuar ish-presidenti Bujar Nishani Kongresin e PS, pasi sipas tij askush nuk i shpjegoi shqiptarëve pse ata janë kthyer në vendin më të varfër të Ballkanit dhe pse Shqipëria është mes tre vendeve më të korruptuara në botë. Ai shtoi se kryeministrin Edi Rama e ka zënë paniku politik dhe kjo për shkak të opozitës.

Kujtojmë se Kongresi i Partisë Socialiste është mbajtur gjatë ditës së djeshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:42
Kongresi i PS, Nishani: Ramën e ka zënë paniku politik! As nuk guxoi t’i shpjegonte qytetarëve pse Shqipëria është mes 3 vendeve më të korruptuara

Ish-presidenti Bujar Nishan e cilësoi Kongresin e PS një “skandal të rëndë politik”, pasi sipas tij askush nuk i shpjegoi shqiptarëve pse ata janë kthyer në vendin më të varfër të Ballkanit dhe pse Shqipëria është mes tre vendeve më të korruptuara në botë.

Nishani shprehet se kryeministrin Edi Rama e ka zënë paniku politik, pasi sipas tij ka frikë nga opozita që po rikthehet në skenë.

“Kongresi i Partisë Socialiste në kontekstin formal nuk meriton kurrfarë vëmendje për partitë e tjera politike dhe në tërësi për opinionin publik.

Është një event partiak që ju takon anëtarësisë së asaj partie.

Në kontekstin politik merr një dimension tjetër pasi PS qeveris vendin dhe aty kupton mentalitetin, kulturën dhe modelin e pushtetit mbi shtetin dhe qytetarët.

Në kontekstin praktik, të asaj që ndodhi ishte një skandal i rëndë politik, por që në kushtet kur përjetojmë skandale pas skandalesh prej 10 vitesh, rreket të ikë pa u ndjerë edhe ky perversitet i radhës prej Edi Ramës.

Në kongresin e PS askush nuk guxoi tu shpjegojë shqiptarëve pse ata janë kthyer në vendin më të varfër të Ballkanit, pse Shqipëria është mes tre vendeve më të korruptuara në botë dhe pse shqiptarët vijojnë të braktisin masivisht vendin në një politikë antikombëtare të shpopullimit ?

Ajo që zëvendësoi këtë përgjegjësi të qeverisjes socialiste ishte shpërfaqja e modelit, kulturës dhe moralit politik të Edi Ramës, jo në kuptimin se nuk njihet kush është si i tillë, por në këtë kongres sa nga arroganca ekstreme që e ka kapur por edhe nga rikthimi i frikës më së fundi, e nxori jashtë shinave.

Kryeministri i vendit deklaroj pa ju dridhur syri se Partia Demokratike, pra opozita politike, duhet të ishte zhdukur prej kohësh se nuk i hyn në punë kurrkujt !

Imagjinoni të kishte ndodhur kjo deklaratë në një vend tjetër evropian ?

Në fakt nuk ndodh sepse vetëm në Shqipëri kryeministër në vitin 2022 është një pinjoll i bllokut famëkeq stalinist të rrëgjimit hoxhist.

Ky pinjoll i asaj bote kriminale që i ndërtoi pasionet e veta mbi dhunimet, internimet, burgosjet e linçimet e djemve të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Vlorës e gjithë Shqipërisë nga pushteti familjes, sot natyrshëm urren këdo që mund ti rrezikojë këtë trashëgimi pushteti.

Por përtej urrejtjes në këtë kongres, Edi Rama tregoi se ka filluar të ketë frikë.

Çuditërisht edhe pse fakte dhe prova të shumta të korrupsionit me tendera, me koncesionet skandaloze, me kulla në prona publike të kryeqytetit, me aferën e shekullit të inceneratorëve, përsëri Edi Rama jo vetëm nuk ndiente frikë por tallej sa herë i duhej të ndeshej në publik me këtë.

Frika në këtë kontekst ka të bëjë me dy dimensione.

E para frika tek ligji, e dyta frika politike.

Ligjin dhe drejtësinë Edi Rama arriti ti asgjësonte totalisht !

I ktheu në Hiç !

Por ja arriti të garantonte dhe rehatinë nga kundërshtari politik, duke e kthyer partinë më të madhe opozitare në një kioskë teneqeje ku vlera më e madhe ishte një makineri ku numëroheshin paratë !

6 marsi e tronditi rëndë Edi Ramën.

Garancitë dhe investimi që kishte bërë, nuk mendonte kurrë se kioske do shembej dhe një Shtëpi e madhe i Lirisë, po ngrihej.

Edi Rama e ka aq kapacitet intelektual për të kuptuar nga ajo që ndodhi në 6 mars se çfarë do të ndodhë më 2025 !

Ndaj nëse frika tek ligji e drejtësia nuk shpërfaqet ende tek Edi Rama, paniku e ka zënë politikisht.

Në raport me drejtësinë ka pafund akte të rënda korrupsioni, por për ta lehtësuar kuptimin se kur fillon ekzistenca e saj po referohem një fakti zyrtar, prej institucioni zyrtar, akuzuar zyrtarisht qeverinë zyrtare.

KLSH ka gjetur, faktuar, denoncuar se gjatë 6 viteve të fundit dëmi ekonomik mbi buxhetin e shtetit ka qenë 6 miliardë dollarë, afro sa 2 buxhete vjetore të shtetit.

Kaq mjafton që drejtësia të thërrasë Edi Ramën dhe të nisë e të ndjekë paranë.

Këtë ende nuk e dimë se kur mund të ndodhë.

Sot për sot është mirë që Edi Rama ka filluar të ndjejë frikën politike, frikë nga opozita!”, shkruan Nishani.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite