Kongresi i Shëndetësisë, Drejtori i OBSH për Europën: Sistemin shëndetësor shqiptar e pret një e ardhme e ndritur

Kongresi i Shëndetësisë, Drejtori i OBSH për Europën: Sistemin shëndetësor shqiptar e pret një e ardhme e ndritur

1678110877_finalprojekt.00401213.Still018.jpg

Drejtori i OBSH për Europën, Dr. Hans Henri Kluge, ka përshëndetur mbajten e Kongresit të Parë të Shëndetësisë në Shqipëri, nëpërmjet një videomesazhi drejtuar të pranishmëve.

“Po mblidheni bashkë në Kongresin e Parë të Shëndetësisë në Shqipëri, për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballeni, si dhe për të evidentuar menyrat dhe rrugët për të garantuar kujdes më të mirë cilësor dhe më shumë novatorizëm në shërbimet shëndetësore për njerëzit të cilëve ju i shërbeni”, - tha Kluge.

Duke folur për arritjet në shëndetësi dhe vendosjen e qytetarit në qendër të shërbimit, Kluge nënvizoi se falë arritjeve, sistemin shëndetësor shqiptar e pret një e ardhme e ndritur.

“Më lejoni t’ju përgëzoj për nisjen e fushatës mbarëkombëtare për vaksinimin e adoleshentëve ndaj HPV, bashkë me veprimatritë e tjera të zakonshme të imunizimit të popullatës, vërtetë për t’u përshëndetur. Agjencia e re për Shëndet Cilësore dhe Shërbime Sociale është një zhvillim i një rëndësie të posaçme në fushën e Shëndetësisë. Më lejoni të shpreh vlerësimin për përfshirjen e shërbimeve sociale dhe atyre të shëndetit mendor si dhe për tuberkulozin dhe HIV-in si pjesë e shërbimit shëndetësor parësor. Unë e di që sistemin shëndetësor shqiptar e pret një e ardhme e ndritur”, - theksoi Kluge.

Kluge ka vlerësuar Ministren Manastirliu për drejtimin, si Presidente në Sencën e 71 të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën .

“18 Muaj më parë Ministrja Manastirliu drejtoi një diskutim që përfshiu mbarë rajonin për shëndetësinë në cilësinë e Presidentes, në seancën e 71 të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën”, - u shpreh Kluge.

Drejtori i OBSH për Europën, Dr. Hans Kluge ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e OBSH për Shqipërinë në realizimin e Strategjisë Kombëtare për Shëndetin 2021-2030 dhe planin për Shëndetin Mendor deri në vitin 2026.

OBSH rajoni për Europën e konsideron Shqipërinë një vend partner të shëndoshë dhe një prej shtysave më të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor në fushën e Shëndetësisë dhe Mirëqënies, duke përfshirë edhe punën që Shqipëria ka bërë në fushën e komunikimit për riskun dhe angazhimin e komunitetit.


Lajmi kryesor:

Rama: Në prill rrisim me 50 mijë lekë pagat e mjekëve specialistë! Nuk financojmë studentët e mjekësisë që sa të marrin diplomën të ikin në Gjermani


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer