BRUKSEL - Në një periudhë kur politika akuzohet shpesh për abuzime dhe shkaktare e krizës ekonomike, të bën të buzëqeshësh ndërsa dëgjon që një parti nuk ka në dispozicion një fond minimal për nevojat e saj. Është rasti i Partisë Socialiste Italiane, e vetmja forcë politike e vendit fqinj që lejohet të marrë pjesë në mbledhjet e Partisë Socialiste Eurpiane, të cilës iu hoq e drejta e votës për mungesë të shlyerjes së detyrimeve financiare. Vendimi u morr sot në Bruksel gjatë kongresit të PSE-së ku po marrin pjesë edhe liderët shqiptarë të PS Edi Rama e LSI Ilir Meta, si dhe 350 delegatë nga 34 parti evropiane socialiste.
Presidenca ka bërë të ditur se PSI nuk ka paguar kuotën e saj të dy viteve të fundit. “Nuk kemi mundur të paguajmë kuotat pasi nuk kemi marrë ende pjesën e fundit të financimit publik, por sapo të kemi paratë do të paguajmë”, ka thënë europarlamentarja socialiste Pia Locatelli.
Duken të largëta kohët kur Bettino Craxi, lider i PSI-së, mund t’i lejonte vetes luksin t’i kërkonte PSE-së që të mos pranonte në gjirin e saj komunistët italianë, të impenjuar në tranzicionin socialdemokratik. Sot, delegatët e PSI-së nuk kanë mundur as të japin kontributin e tyre në zgjedhjen e presidentit të ri Sergei Stanishev, ish-kryeministër bullgar. Zëvendës i tij është zgjedhur francezi Jean-Christophe Cambadelis.
(Në foto: neopresidenti i PSE Stanishev, Kryeministri belg Elio Di Rupo dhe europarlamentari Schulz)
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com