Kongresmenët e SHBA në Shqipëri
vlerësim kontributit kundër ISIS

Kongresmenët e SHBA në Shqipëri<br />vlerësim kontributit kundër ISIS
TIRANE- Një delegacion dypartiak i Kongresit në SHBA i kryesuar nga Gus Bilirakis, përfaqësues i Floridas, dhe shoqëruar nga Jack Kingston, përfaqësuesi i Xhorxhias, si dhe Gregory Meeks, përfaqësuesi i Nju Jorkut, kanë zhvilluar sot takime në Tiranë. Anëtarët e Kongresit gjatë takimeve me Zv. Kryeministrin Peleshi, Zv. Ministrin e Energjisë Bejtja, Zv. Kryetarin e Parlamentit Dule, si dhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare të Shqipërisë; për kanë vlerësuar marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Kongresmenët shprehën ndërkaq, falënderimet e tyre për përpjekjet e rëndësishme të Shqipërisë si një aleate e çmuar në NATO dhe vend mik i Shteteve të Bashkuara.
 
“Shqipëria ka dhënë kontribute të rëndësishme kundër ISIL, ka mbështetur fort të drejtën ndërkombëtare dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe ka ndihmuar në mënyrë domethënëse për të përforcuar paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikanë në Tiranë.
 
Çështjet energjetike dhe zgjerimi i lidhjeve tregtare mes dy vendeve kanë qenë tema të tjera të bisedimeve gjatë takimeve. Ndërkaq, kongresmenët kanë përgëzuar Shqipërinë edhe për vizitën e Papa Franceskut, duke vlerësuar tolerancën fetare në vendin tonë.
 
Anëtarët e Kongresit amerikan vizuan vendin tonë në kuadër të vizitave që po zhvillojnë në rajon.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA