Kongresmeni Engel takon Metën:
Vlerësojmë miratimin e reformës

Kongresmeni Engel takon Metën:<br />Vlerësojmë miratimin e reformës
Kongresmeni amerikan Eliot Engel dhe ambasadori i SHBA Donald Lu kanë zhvilluar sot në një takim me kryeparlamentarin Meta. Pas përfundimit të takimit kongresmeni amerikan ka deklaruar se jemi miq me popullin shqiptar dhe SHBA do të ndihmojë Shqipërinë.

Kongresmeni Engel vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria dhe në veçanti miratimin e paketës kushtetuese për reformën në drejtësi. “Në këtë kontekst, Engel vlerësoi rolin e rëndësishëm të Kryetarit të Kuvendit Meta për miratimin me konsensus të paketës kushtetuese gjatë muajit korrik”, thuhet në njoftim.  

"Shqipëria është një vend në zhvillim dhe jemi të vetëdijshëm që ka edhe sfida. Kam më shumë se 20 vjet që vij në ketë vend. Miqësia më bën mua të kthehëm përsëri në Shqipëri", deklaroi kongresmeni amerikan pas takimit me kryeparlamentarin Meta.


Nga ana e tij, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë të SHBA në forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë dhe në veçanti për reformën në drejtësi, e cila është kyçe jo vetëm për avancimin e vendit drejt Bashkimit Evropian, por edhe për luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, dhe për rritjen e besueshmërisë së investitorëve të huaj si dhe për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.

Engel ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme në një vizitë zyrtare. Engel po zhvillon takime me zyrtarë të lartë të Shqipërisë.

Sot kongresmeni Engel takoi edhe ish-kryeministrin Berisha, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme Engel u takua edhe me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

engel takon meten
engel takon meten
engel takon meten
 Foto të tjera..

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur