Konispoli, e para bashki që përfundon procesin e legalizimit

Konispoli, e para bashki që përfundon procesin e legalizimit

Bashkia Konispol është e para bashki që mbyll procesin e legalizimit.

“Sot gjendemi në Konispol për të dorëzuar grupin e fundit të lejeve të legalizimit për gjithë territorin e kësaj Bashkie”, tha drejtori i Përgjithshëm I ALUIZNI-t, Artan Lame në një aktivitet të zhvilluar në prani të deputetit të zonës Alket Hyseni, kryetarit të bashkisë, Shuip Beqiri dhe drejtorit të ALUIZNI-t, Sarandë Eleron Gjoni.

Me përmbylljen e këtij procesi, mbeten pa u legalizuar ende edhe rreth 40 banesa të pabanuara, ose që pronarët e tyre janë në emigracion.

“Gjejmë rastin t’ju bëjmë thirrje atyre banorëve që, në rastin e parë që do të kthehen në atdhe, të paraqiten pranë zyrave tona për të ndjekur procedurat e mbetura”, vijoi mes të tjerash drejtori Lame.

Me legalizimet e sotme, përmbyllet kapitulli i legalizimeve në këtë Bashki, për të hapur më tej me Agjensinë e re të Kadastrës, reformën pasuese, atë të regjistrimit të tokës në fshat.

Bashkia Konispol mbulohet nga Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Sarandë. Ajo përbëhet nga Njësitë Administrative Konispol, Xarrë dhe Markat. Kemi të bëjmë me një zonë me drejtim të theksuar agro-bujqësor.

Në këtë zonë ka patur gjithsej 660 vetëdeklarime. Legalizime të bëra për periudhën 2006-2013: 8 leje në Xarrë dhe 0 leje në Konispol. Ndërsa legalizime të bëra për periudhën 2014-2019: 606 legalizime

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?