Pas rreth dy dekadash nga nisja e procesit të legalizimeve, mijëra qytetarë vijojnë të presin marrjen e statusit pronarë të banesave të tyre. Legalizimi i ndërtimeve pa leje mbetet një nga çështjet më të ndërlikuara të pronësisë në vend, ndërsa problematikat e trashëguara vazhdojnë të shoqërojnë procesin.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës thotë se vetëm gjatë vitit të kaluar janë pajisur me vendim legalizimi 26 mijë qytetarë.
“Numri total i kërkesave për legalizim të trajtuara që këtij viti është 28,721 nga të cilat për 26,101 është konkluduar me vendimmarrje përfundimtare, kurse për 2,620 kërkesa kemi vendimmarrje të ndërmjetme”, thuhet në raportin e kadastrës.
Kadastra sqaron se legalizimet nisën fillimisht për ndërtimet pa leje në vendbanimet formale, zonat informale apo në territore të tjera ndërsa aktualisht i nënshtrohen procesit të legalizimit të gjitha ndërtimet pa leje.
“Një volum të konsiderueshëm të ndërtimeve pa leje përbëjnë pallatet e braktisura nga investitorët”, thuhet në raport.
Prej vitit 2006 kur ka fillesat legalizimi i ndërtimeve pa leje e deri në fund të 2025-ës janë trajtuar në total rreth 300 mijë objekte. Aktualisht janë të patrajtuara rreth 130 mijë vetëdeklarime, që kërkojnë legalizim, ndërsa synimi është që të përmbyllet i gjithë ky proces brenda vitit 2028. Ndërsa vetëm për 5-mujorin e parë të këtij viti janë legalizuar 14,478 ndërtime pa leje.
Shkurt 2981 legalizime
Mars 3055 legalizime
Prill 3224 legalizime
Maj 2994 legalizime
Kliko këtu për të lexuar raportin e plotë
Komente









