Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sulmi terrorist serb në Banjskë ka qenë replikë identike e sjelljes agresore të Rusisë kundër Ukrainës.
Konjufca në konferencën e Institutit për Studimet e Luftës Hibride “Octopus”, tha se Rusia dhe Serbia kanë të njëjtën strategji destabilizuese.
Ai tha se pasojat e agresionit ushtarak rus në Ukrainë kanë ndikuar në kontinentin evropian në paqe dhe siguri.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Kryeparlamentari Konjufca theksoi se Rusia dhe Serbia janë të njëjta në metoda dhe qëllime. Ai tha se edhe dërgimi i armëve serbe në Ukrainë është bërë në koordinim të plotë me Rusinë dhe se kjo po bëhet për përfitime monetare të Serbisë.
Duke përmendur mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Konjufca tha se Beogradi është bërë një kryeqytet i dytë për Rusinë.
Pjesë e kësaj konference ku u diskutua për ndikimin e agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane, ishte edhe nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili vuri në pah rizgjimin e hegjemonisë serbe në Ballkan, pas agresionit rus në Ukrainë./Kosovapress
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)