Konkluzionet e UEFA-s/
Skënderbeu, rekord historik trukimi!

Konkluzionet e UEFA-s/<br />Skënderbeu, rekord historik trukimi!<br>
Në konkluzionet që Komisioni i Etikës dhe Disiplinës ka nxjerrë lidhur me çështjen e trukimeve të ndeshjeve të Skënderbeut ndër të tjera, ai raporton shumën që sipas tij ka përfituar Skënderbeu nga ky trukim, lojtarët dhe zyrtarët e ekipit korçar të përfshirë në korrupsion dhe trukim ndeshjesh si dhe deklaratën e një kundërshtari të ekipit.

Ja një pjesë e konkluzioneve:

Në të vërtetë, u dëshmua para CAS-it plotësisht se provat e paraqitura nga UEFA konsistojnë në: 71 të ardhura totale prej: 7,974,249 dollarësh.

Provat e paraqitura në shkallën e parë konsiderohen si të mjaftueshme për masat administrative të parashikuara nga neni 4.02, duke e lënë çështjen të hapur për sanksione të mëtejshme . UEFA është e bindur se provat e paraqitura në këtë raport shfaqin se ka mjaft elemente për të dëshmuar se Skënderbeu duhet sanksionuar me masa disiplinore në bazë të nenit 4.03.

Sikurse është argumentuar në këtë raport, UEFA e konsideron këtë çështje se deri tani është rasti më i madh i trukimit të ndeshjeve që përfshin një klub të vetëm futbolli. Në opinionin e UEFA-s, të paraqitur përpara panelit të CAS-it në shkallën e parë, ajo ishte e bindur se klubi është i përfshirë minimalisht indirekt në trukimin e ndeshjeve, dhe ky raport dëshmon se ka gjithashtu prova që dëshmojnë se lojtarët, zyrtarët dhe financuesit e Skënderbeut i trukonin ndeshjet në mënyrë që të përfitonin vetë ose në favor të palëve të treta, duke bërë që klubi të shkelë nenin 12 të Kodit Disiplinor të UEFA-s.

Është shpjeguar në mëyrë shterruese në këtë raport se vëzhgimet e UEFA-s janë certifikuar nga ekspertë të pavarur si një mekanizëm tepër i fuqishëm për të identifikuar ndeshjet e fiksuara dhe se një numër i “përshkallëzuar” ndeshjes dëshmojnë se një klub është në të vërtetë duke fiksuar ndeshjet e futbollit. Skënderbeu, ka patur gjatë viteve të fundit, mbi 50 ndeshje të trukura, përfshi katër ndeshje të UEFA-s për klube në sezonin 2015-2016.

Kjo shifër përbën më shumë se dyfishin e shumës së ndeshjeve që ka klubi i dytë me numrin më të lartë të ndeshjeve të fiskuara.

Në të vërtetë UEFA nuk ishte përballur kurrë më parë me një numër kaq të lartë ndeshjesh të trukuara nga një klub i vetëm!

 Por nuk është vetëm numri i ndeshjeve që e bindi UEFA-n se Skënderbeu ka trukuar me të vërtetë një numër të lartë ndeshjesh. Edhe prova të tjera dëshmuan, se ishin të përfshirë edhe figura kyçe të administratës së Skënderbeut në industrinë e basteve dhe në akte korruptive dhe mosbesimi që operatorë me reputacion bastesh si Hong Kong Jockey Club, kishte në ndeshje ku luante Skënderbeu, dhe gjithashtu deklaratat e bëra nga kundërshtarët e Skënderbeut, si portieri i Crusaders, i cili në rrjetet sociale kishte treguar se kishte shumë elemente që çonin në një drejtim të vetëm: se Skënderbeu ka trukuar ndeshjet!

(Provat e UEFA-s për trukimet e ndeshjeve nga Skënderbeu)

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit