Konkurrenca e pandershme
pezullohet transporti urban në Vlorë

Konkurrenca e pandershme<br />pezullohet transporti urban në Vlorë
VLORË-Pezullohet shërbimi urban në Vlorë. Për më shume se një orë, punonjësit e këtij shërbimi publik në vartësi të bashkisë Vlorë, kanë pezulluar lëvizjen, ndërsa shkak është bërë konkurrenca e pandershme, por njëkohësisht edhe gjendja aktuale e autobusëve urban.
 
Punonjësit ngrenë shqetësimin e futjes në linja paralele me ta të subjetit privat, çfarë ka sjellë problematika të mëdha të lidhura me oraret që nuk zbatohen, ndërsa pranojnë se futja e një tjetër operatori privat është terësisht jashtë ligjit.
 
Duke ngritur problemin e autobusëve dhe gjendjes së tyre të amortizuar, punonjësit e shërbimi urban shtetëror kanë fajësuar drejtuesin e e bashkisë, që sipas tyre mbetet i paaftë të përmirësojë punën dhe të mos lejojë futjen e një tjetër linje paralele.

‘’Pretendimi ynë është se po futet në linjë paralele, e cila është e ndaluar me ligj. Ne jemi në gjendje t’i përgjigjemi vetë linjes. Kemi kërkuar pastrim total të linjës. Kryetari i bashkisë na e ka premtuar, por drejtori i ndërmarrjes nuk punon, gjë e cila na ka futur në dyshime të thella. Nëse nuk pastrohet kjo, do përshkallëzojmë protestën. Gjendjen e autobusëve ia kemi bërë me dije kryetarit të bashkisë, por nuk e di pse nuk po ndërveprohet’’,-është shprehur një punonjës i shërbimit urban.

Punonjësit e parkut urban publik në Vlorë kanë konfirmuar se kanë marrë një premtim për ndryshimin e situatës nga ana e vetë drejtuesve të bashkisë, ndërkohë që nëse nuk do të ndryshojë, referuar linjave paralele dhe përmiresimit te kushteve te autobuseve urban, protesta e tyre do te vijojë të përshkallzohet. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla