Konkurrenca gjobë Porto Romano-s
Abuzoi me pozitat dominuese në treg

Konkurrenca gjobë Porto Romano-s <br />Abuzoi me pozitat dominuese në treg
TIRANË - Komisioni i Konkurrencës ka marrë në shqyrtim abuzimin me pozitën dominuese të ndërmarrjes “Romano Port” SHA në tregun e ngarkim-shkarkimit të gazit të lëngshëm të naftës në rrugë detare. Pas shqyrtimit të raportit të hetimit të thelluar nga sekretariati i AK dhe pretendimeve të ndërmarrjes “Romano Port” SHA, Komisioni i Konkurrencës vendosi me shumice votash se shoqëria “Romano Port” SHA ka abuzuar me pozitën e saj dominuese në tregun e ofrimit të ngarkim-shkarkimit të GLN-së në zonën e Porto Romanos dhe ka vendosur për të gjobë në masën rreth 48 mijë euro.
Gjatë hetimit u konstatua se ndërmarrja “Romano Port” duhet të ofrojë shërbimin e ngarkim shkarkimit të naftës, gazit, e nënprodukteve të tyre për çdo subjekt që paraqet këta dokumente tek autoritetet përkatëse: Dokument i lëshuar nga autoritetet doganore që lejojnë përpunimin e anijes; Dokument i lëshuar nga laboratori i kontrollit për cilësinë e produkteve që do të përpunohen; Dokument nga autoritetet mjedisore për plotësimin e kërkesave mjedisore; Dokument për pagesën e shërbimit që kryen porti.
Por “Romano Port” SHA u ka kërkuar ndërmarrjeve “Mare Oil” SHA dhe “Prima Gas Albania” SHA që për të bërë të mundur shkarkimin e anijeve të tyre me GLN në Portin “Porto Romano”, përveç dokumenteve të mësipërme, edhe një sërë dokumentash shtesë duke tejkaluar detyrimet ligjore të saj.
Nga ana tjetër, ajo nuk ka kërkuar dokumenta shtesë për disa ndërmarrje që veprojnë në fushën e importit dhe tregtimit me shumicë të naftës,te cilat gjatë periudhës objekt hetimi kanë marrë shërbimin e shkarkimit të naftës duke shfrytëzuar depozitat e tyre. Në këtë mënyrë “Romano Port” SHA. ka zbatuar kushte të pabarabarta për veprime tregtare të njëjta me palët, pavarësisht se operatorët e sipërcituar operojnë në tregje të ndryshme (depozitim dhe tregtim me shumicë të naftës dhe depozitim dhe tregtim me shumicë të GLN-së) duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme për të realizuar me eficence aktivitetet e tyre respektive.
Gjithashtu, ndërmarrja “Romano Port” SHA ka kushtëzuar shkarkimin e anijeve me GNL me nënshkrimin e një kontrate tip, e cila i ngarkon me detyrime të tjera shtesë operatorët ekonomikë që duan të shkarkojnë produktet e tyre në depozitat që kanë ndërtuar në zonën bregdetare pavarësisht se një gjë e tillë nuk parashikohet as në marrëveshjen koncesionare dhe as në rregulloren e funksionimit të portit. Në disa nene të kësaj kontrate tip, Romano Port i kalon importuesve disa detyrime të cilat ligji ia ngarkon koncesionarit.
Si konkluzion, Komisioni i Konkurrencës konstatoi se ndërmarrja “Romano Port” SHA zotëron pozitë dominuese në tregun e ngarkim-shkarkimit të GLN-së në rrugë detare gjatë periudhës objekt hetimi. Ky operator në mënyrë të përsëritur ka refuzuar të realizojë procesin e shkarkimit të GLN-së për operatorët që kanë investuar për kapacitet depozituese në pronësi të tyre duke paraqitur arsye të paligjshme dhe të paarsyeshme. Ky refuzim lidhet me interesat ekonomike të drejtpërdrejta të këtij operatori në tregjet e rrjedhës së poshtme pra, atë të depozitimit dhe të tregtimit me shumicë të GLN-së, duke sjellë kufizimin e konkurrencës në këto tregje. Kjo sjellje e ndërmarrjes “Romano Port” SHA, është abuzive, në kuptim të nenit 9, pika 2, (germa “c”) të Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Për këtë arsye Komisioni i Konkurrencës, në bazë ligjit 9121 “për mbrojtjen e Konkurrencës”, vendosi me shumicë votash gjobitjen për këtë shkelje të rëndë të ndërmarrjes “Romano Port” SHA në masën 2.35% të xhiros totale të kësaj ndërmarrje për vitin 2010 që korrespondon me shumën 6,735,419 lekë, ekuivalenti i rreth 48 mijë eurove.
Gjithashtu Komisioni vendosi urdhërimin e “Romano Port” SHA të mos kushtëzojë ofrimin e shërbimit të ngarkim-shkarkimit duke krijuar pengesa me sjelljen e saj ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e depozitimit dhe të importit e tregtimit me shumicë të GLN-së.
Ky vendim i Komisionit të Konkurrencës u morr me shumicë votash.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital