TIRANË - Autobusët e linjave Tiranë- Korçë, Tiranë- Elbasan dhe Tiranë –Lundër, janë bërë objekt i sulmeve më gurë gjatë pasdites dhe mbrëmjes së të premtes.
Sulmi i fundit është shënuar ndaj autobusit të linjës Tiranë -Lundër, teksa në afërsi të fshatit Mullet, persona të paidentifikuar kanë qëlluar më gurë në drejtim të mjetit, në të cilin gjatë sulmit ndodheshin disa pasagjere.
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se, nga incidenti nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.
Aktualisht mendohet se në sulmin e fundit, shkak për ngjarjen është konkurrenca mes dy firmave që transportojnë pasagjerë të këtyre zonave.
Më herët sipas policisë janë qëlluar me gurë një nga autobusët e linjës Tiranë -Korçë dhe tre autobusë të linjës Tiranë-Elbasan.
Edhe gjatë këtyre incidenteve nuk janë shënuar të lënduar në njerëz.
Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet në lidhje me këto sulme.

(Në foto: Autobusi i linjës Tiranë-Lundër që u sulmua me gurë sot (14.03.2014) në mbrëmje)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com