Konkurrimi/ Ilir Butka: Platforma për drejtorin e QKK, vijimësi e reformës së nisur

Konkurrimi/ Ilir Butka: Platforma për drejtorin e QKK, vijimësi e reformës së nisur

Ilir Butka

Pas shpalljes së Konkurrimit për kryetarin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë nga Ministria e Kulturës, në muajin shkurt, kanë dorëzuar platformën e tyre për postin drejtues; kineasti Ilir Butka (ish-drejtor i QKK-së), regjisori Eduard Makri, artistja Yllka Gjollesha dhe producentja Elkjana Gjipali. Ndërsa pritet fituesi, pasi ministrja e Kulturës i propozon kryeministrit dy emrat, dhe ai të vendos për njërin, ish drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinemasë, Ilir Butka bën publike palftomën e tij me këtë motivacion: “Në përgjigje të interesit të komunitetit të kineastëve, por edhe të interesit publik po përpiqem të sjell informacionin e mëposhtëm lidhur me rikandidimin tim në postin e Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.”

Butka shkruan për stategjitë që ka ndjekur gjatë mandatit ët parë dhe ato që do të ndjek gjatë garës së platformave për postin. Ai përmend disa nga rezultate që ka arritur QKK gjatë drejtimit të tij sicc janë dyfishimi i buxhetit; ulja e kostove dhe gjetja e burimeve alternative të financimit. “Revolucioni dixhital në të gjithë botën mundësoi uljen e kostove në fushën e kinematografisë. Nga ky revolucion, të gjitha proceset teknologjike të prodhimit të filmit, kanë përfituar ulje të kostove të mjeteve teknike dhe proçeseve, të cilat më parë ishim të detyruar t’i siguronim nga burime ose shërbime të shtrenjta jashtë vendit. Kjo kosto e tepert prej rreth 40% u eleminua duke shkuar në favor të financimit të projekteve.”, shkruan Butka. Butka shkruan më tej se: “Gjatë mandatit tim të parë janë financuar mbi 210 projekte, nga të cilët 12 filma të gjatë të karrierës, 14 filma të gjatë vepër e parë për kineastët e rinj, 15 filma të gjatë si bashkëprodhime në minorancë, 14 filma të gjatë independentë, 37 filma të shkurtër, 23 filma dokumentarë, 19 filma të animuar, 22 festivale filmi, 4 ëorkshop-e, 10 trainime për kineastët e rinj dhe rreth 20 projekte të tjera me karakter promovues brenda dhe jashtë vendit. 

Vetëm në 4 vitet e fundit janë financuar më shumë se 1/3 e filmave të financuar gjatë 20 vjetëve të funksionimit të QKK-së: Janë financuar 183 filma në 17 vjet (1997 – 2014) ndërsa janë financuar 130 filma vetëm në 4 vjet (2015 - 2018). Gjatë 4 viteve të fundit (2015-2018) janë financuar 56 filma të gjatë, përkundrejt 34 filmave të gjatë të financuar në periudhën 17 vjeçare (1997 – 2014).” Duke e parë rritjen e prodhimit si domosdoshmëri, Butka shprehte se “Politika e ndjekur gjatë këtij mandati nga QKK ka nxitur bashkëprodhimet me qëllim që një pjesë e buxhetit të filmave tanë të përballohet nga financimi i QKK-së dhe pjesa tjeter e buxhetit të mbulohet duke u mbështetur në pagesa dhe shërbime që ne i përfitojme nga bashkëprodhuesit e huaj. Gati të gjithë projektet e filmave të gjatë që financohen nga QKK, realizohen në bashkëprodhim me produksionet e huaja të cilat e dyfishojnë ose trefishojnë financimin primar të përfituar nga QKK.”, shkruan Butka duke iu refruar përfitimeve financiare nga skema e bashkëprodhimeve në minorancë të vendeve si Kosova, Maqedonia, Italia, Greqia, Franca, etj.,

Krenar për faktin që Shqipëria, edhe pse nuk është ende anëtare e bashkimit evropian, e ka fituar këtë qytetari me kinematografinë dhe ka përfituar mbështetje financiare, Ilir Butka  kujton se “QKK që prej 2015-s është bërë pjesë e Programit të Bashkimit Evropian për fushën audiovizive Creative Europe Sub - MEDIA Programme.  duke i krijuar mundësi ideale kineastëve tanë, që të përfitojnë financime extra për projektet e tyre sikur të ishin qytetarë evropiane.”

Për herë të parë në vitin 2015 QKK krijoi mundësinë e aplikimit online të projekteve kinematografike e cila sjell mjaft avantazhe direkte dhe indirekte si psh: mbrojtja e aplikantit dhe shmangia e manipulimit të dosjes, ambientimi i kineastëve me aplikimet e ngjashme në institucionet evropiane si psh: EURIMAGES, MEDIA DESK etj. “Në vitin 2016 është ndjekur një politikë e re lidhur me aplikimet e kineastëve shqiptarë në EURIMAGES duke përfituar të gjitha benefitet që vijnë nga aplikimi i kësaj politikë. Të vendosur në strategjinë për integrimin real të kinematografisë sonë me bashkëprodhuesit ndërkombëtare, aplikimi në EURIMAGES u bë i detyrueshëm.“, shkruan Butka.

Pjesëmarrja e filmave shqiptarë në festivale ndërkombëtare
Në platformën e tij Butka shkruan se gajtë viteve që ka drejtuar është mundësuar prezantimi i kinematografisë shqiptare në aktivitetet më të rëndësishme të kinematografisë evropiane. Çdo vit QKK prezantohet me një stende të përbashkët me Qendrën e Kinematografisë së Kosovës në marketet më të rëndësishme ndërkombëtare të kinematografisë në Kane dhe Berlin. Marrja e një stende të përbashkët me Kosovën, pervec sinergjive natyrore që krijohen mes kinematografive tona, ka përgjysmuar kostot duke krijuar mundësi të mbështesim financiarisht prezencën e kineastëve shqiptarë në këto markete me projektet tona më të mira, me qëllim gjetjen e bashkëprodhuesve të huaj. …
“Filmi artistik “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimianit përzgjidhet midis mijëra filmave ndërkombëtarë në festivalin prestigjoz të kategorisë A, në Varshavë për të konkuruar midis 15 filmave të selektuar, duke fituar çmimin e madh të festivalit “GRAND PRIX”. Gjithashtu ky film fitoi edhe çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Trieste. Filmi artistik “Streha mes reve”, me regji të Robert Budina përzgjidhet midis mijëra filmave ndërkombëtarë në festivalin prestigjoz të kategorisë A, në “Black Night Tallini Film Festival”. Filmi artistik “Dita zë fill”, i Gentian Kocit përzgjidhet midis 10 filmave më të mirë ballkanikë për të konkuruar në festivalin më të rëndësishëm ballkanik, Festivalin e Sarajevës, ku u vlerësua edhe me çmimin “Aktorja më e mirë protagoniste”.”, kujton Butka.

Ndërsa ka bërë një përmbjedhje të arritjeve, Butka flet edhe për sfidat e reja nëse do të jetë në postin e drejtorit të QKK, ku ndër të tjera pëmend mbështetjen e e industrisë kinematografike në vend; dyfishimi apo trefishimin e buxhetit’ të ketë në fokus mbështetjen e kineastëve të rinj, duke filluar që nga studentët që kanë vendosur të zgjedhin të arsimohen në fushën e kinematografisë, ashtu edhe ata që kanë filluar të hedhin hapat e parë në këtë rrugëtim të gjatë, por edhe të vështirë. Gjithastu Butka premton edhe aplikimin e politikave që synojnë rritjen e audiencës dhe Realizimin e projektit “Qendra Europiane e Filmit”, për të cilën kka kohë që po punohet.

Një industri kinematografike nën logon “Filming in Albania”
Ilir Butka në Platfformën e tij ka të detajuar edhe një projket interesant sicc është “Vitalizimi i industrisë kinematografike nën logon “Filming in Albania”. “ Shqipëria përveç peisazhit ofron edhe studio, ambjente, salla xhirimi, mjete teknike, kamera ndricim dhe staf profesional për t’iu përgjigjur interesit në rritje të filmbërësve të huaj që shprehin dëshirën për të xhiruar në vendin tonë. Pikërisht për të gjitha këto arsye unë e kam prezantuar vendin tonë ndaj produksioneve të huaja, me slloganin “Shqipëria është një set filmi”, shkruan Butka.

Natyrisht Butka detajon disa nisma të tjera për zhvillmin e kinemasë shqiptare si për Bashkëpunimin rajonal, ashtu edhe për marrëveshjet e bashkëpunimit me institucionet homologe. “Gjatë mandatit të dytë do të synohet fort drejt lidhjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit me disa vende që kanë treguar dhe dëshmuar interes për të ndërtuar më Shqipërinë raport të stabilizuar mbi bashkëprodhimin reciprok në kinematografi, si psh: me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Greqinë, dhe Izraelin. Gjithashtu, synojmë të konkretizohet brenda këtij viti marrëveshja me MIBACT dhe ANICA, dy entet më të rëndësishme italiane të kinematografisë, me të cilët jemi në tratativa për krijimin e buxhetit të përbashkët për financimin e zhvillimit të projekteve.”, shkruan Butka në platformën e tij, duke shtjelluar më tej edhe poltikat për akreditimin e shoqatës së kienastëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025