Konkurrueshmëria, Shqipëria
4 vende më lart në renditje

Konkurrueshmëria, Shqipëria<br />4 vende më lart në renditje
Shqipëria është ngjitur 4 vende më lart në tabelën e renditjes së konkurrueshmërisë globale për vitet 2015-2016. “Forumi Ekonomik Botëror” ka publikuar raportin e radhës mbi konkurrueshmërinë, në të cilin shqipëria është ngjitur në vendin e 93-të, një më lart se Serbia, dhe me pikë të barabarta me Tunizinë, Bregun e Fildishtë, Kamboxhan e Trinidad dhe Tobago. Raporti pasqyron përmes një shkalle nga 1 (shumë keq) në 7 (shumë mirë) rerth 140 tregues, që nisin nga eficenca e institucioneve shtetërore, te korrupsioni, te ambienti ekonomik e deri te treguesit sociale.
 
Shqipëria arrin një mesatare prej 3.9^, ndërkohë që treguesit më të ulët hasen në zërin “inovacion”. Nivel të ulët prej 3.5% shënon edhe treguesi “Institucionet Publike”. Nivelin më të ulët brenda këtij grupi e shënon zëri “e drejta e pronës”, me indeksin 3.1. Treguesi “Etikë e korrupsion”, shënon gjithashtu një nivel mjaft të ulët prej 3.2%. Ndërkohë që nivelin më të ulët në tërë grup[in e shënon treguesi “besimi i publikut te politikanët”, i cili rezulton 2.6%.
 
Thuajse po kaq i ulët rezulton edhe treguesi “pagesa të parregullta e ryshfete për vendime favorizuese nga gjyqësori”, indeksi i të cilit është 2.7%. Ndërkohë që edhe treguesi tjetër i rëndësishëm “pagesa të parregullta e ryshfete për përfitimin e kontratave e licencave publike” rezulton 3%. Indeksi i konkurrueshmërisë globale është një raport i përvitshëm që publikohet nga Forumi Ekonomik Botëror. Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes këtij indeksi dhe nivelit të mirëqenies së shteteve, teksa sa më konkurruese të jetë një ekonomi, aq më i lartë është niveli i të ardhurave mesatare për qytetarët e saj.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur