Konkurs për nënat që rrisin
shëndetshëm fëmijët

Konkurs për nënat që rrisin<br />shëndetshëm fëmijët
Çmime speciale për nënat që do të dëshmojnë se dinë të rrisin në mënyrë të shëndetshme të vegjlit e tyre. Kjo, falë një konkursi të titulluar "10 nënat më të mira të vitit", konkurs i cili është lançuar dje nga ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo në bashkëpunim me Unicef dhe sponsorizuar nga qeveria spanjolle. Nisma ka marrë shkas nga numri i lartë i përqindjes së të vegjëlve të kequshqyer, sidomos në zonat rurale, ku kjo shifër arrin deri në 28%. Në konkurs do të mund të marrin pjesë të gjithë nënat e reja që i kanë fëmijët nga 0-3 vjeç, duke plotësuar një formular që mund ta gjejnë në të gjitha qendrat shëndetësore. Konkursi përfundon më 31 tetor 2012, dhe për nënat që tregojnë se dinë t'i rrisin fëmijët me metoda të reja dhe të shëndetshme do të ketë edhe çmime speciale. Ndërsa aktorja e njohur Roza Anagnosti do të jetë "Supergjyshja", e cila do të japë mesazhe sensibilizuese nëpërmjet spoteve të ndryshme televizive, duke u bërë kështu ambasadorja e këtij eventi.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’