Konkurset,Rama:Shqiptarët dyshues
se shitëm dhe ndeshjen me Spanjën

Konkurset,Rama:Shqiptarët dyshues<br />se shitëm dhe ndeshjen me Spanjën
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga takimi me përfaqësues të administratës publike, se ka ndryshuar në thelb sistemi i konkurrimit dhe punësimit për vendet e lira në shtet.
 
Sipas tij, sot punësimet në shtet nuk bëhen falë "mikut", duke iu referuar kështu formulës së punësimeve gjatë qeverisjes së demokratëve, por të bazuar në meritokraci. Megjithatë, kreu i qeverisë theksoi se është e vështirë që në realitetin shqiptar një gjë e tillë të pranohet se po ndryshon vërtetë. Dhe për këtë batuta e tij ishte se "shqiptarët dyshojnë se u shit edhe ndeshja me Spanjën".   
 
“Ju këtu jeni dëshmitarë se nëse jeni pjesë e administratës, keni fituar falë një konkurrimi të ndershëm. Unë e kuptoj që në një vend që thuhet se u shit ndeshja me Spanjën, është e vështirë të pranohet që konkurron në administratë dhe nuk fiton.
 
Synimi ynë është që të mbërrijmë në një proces që të jetë i gjithi i bazuar tek fshehtësia e konkurrimit dhe marrja e përgjigjes online. Edhe pse prapë se prapë do të jetë e pamundur që të shmanget provimi me gojë, sepse është kompetent i pazëvendësueshëm kur vjen fjala tek punësimi.
 
Është për tu theksuar numri i madh i aplikimeve. Janë  52 100 aplikime. Ky numër nuk mund të imagjinohej deri 3 vjet përpara. Ashtu sikurse nuk mund të imagjinohej as skema e brendshme e sistemit, ku nëse një nëpunës merr 90 – 100 pikë ai rekomandohet dhe merr ngjitjen në detyrë
”, theksoi kryeministri.
 
Po nga ky takim me administratën, Rama deklaroi gjithashtu se do të rritet paga minimale në shtet nga 22 mijë lekë të reja në 37 500 lekë, një rritje kjo me rreth 70%. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon