Konkursi/ Liceistët: Korrupsioni gjendet në çdo hallkë të shoqërisë sonë

Arti është një mjet i fuqishëm për rritjen e ndërgjegjësimit, reflektimit dhe reagimit kundër korrupsionit. Për këtë arsye edhe prezenca e OSBE-së në Shqipëri, duke pasur në fokus luftën kundër korrupsionit, organizoi konkursin e artit vizual me temën e anti-korrupsionit. Rreth 70 liceistët e “Jordan Misjas” kanë prezantuar këndvështrimin e tyre, prej të cilave u përzgjodhën vetëm 25 punime, për të konkurruar për çmimin e parë, të dytë edhe dy çmimet inkurajuese. Ambasadori Bernd Borchard ndau çmimet përkatëse gjatë ditës së sotme në sallën ku ishin  ekspozuar punimet. Me çmim të parë (500 euro) u vlerësua, liceisti Erlind Fusha, i cili prezantohet me një punë, që tregon se çfarë është e aftë të bëjë paraja në rastet e korrupsionit.

 “Përballë parasë të gjithë ‘marrat’ janë gojëmbyllur edhe symbyllur. Leku bën të vetën, sot paraja po mposht edhe vende më të mëdha, jo Shqipërinë që është vend i vogël. E kam bërë plak për të thënë, që korrupsioni po lë shumë gjurmë në Shqipëri ”, shprehet Erlind Fusha.

Me çmimin e dytë u vlerësua Denajda Hajdari, e cila e trajton temën e korrupsionit, si një “Ëndërr përtej reales”. Ajo na shpjegon se paraja zëvendëson edhe logjikën, mbin shikimin, edhe prish të ardhmen.

 “Unë kam bërë një femër, e cila i ka sytë të mbuluar me lekë, pas nuk ka kafkë, por vetëm lekë, kjo do të thotë që korrupsioni ka arritur deri aty sa njeriu nuk logjikon edhe nuk ka fare logjik veç korrupsionit. Korrupsioni është kudo, në shkollë, në shoqëri, kudo. Ndoshta edhe ndryshohet, por është shumë e vështirë. Nuk është situatë e mirë, sepse ti mund të jesh i talentuar, por ka njerëz që japin lekët edhe mund të dalin më mirë sesa ti që je i talentuar”, shprehet Denajda Hajdari.

Dy fituesit e çmimit motivues ishin Adelajda Roci dhe Eljon Alushi. Adelajda e trajton këtë temë, si një mantel të rremë global, që njerëzit e zgjedhin si një rrugë të shkurtër drejt errësirës, skizofreni e më të suksesshmit, që godet në mendjet e njerëzve.

 “E kam sjell në tre mënyra, por që është shumë e përfshirë në shoqëri”, shprehet Adelajda Roci.

Ndërsa, Eljon Alushi, luan me simbolikën edhe formën e një objekti të bardhë, në marrëdhënie me një sfond të errët.

“Kur mora vesh për këtë temë, u interesova që të luaj me simbolikën edhe formën e objektit. Objekti i bardhë përfaqëson një sistem,q ë shpeshherë thyhet, edhe nuk funksionon në mënyrë të shëndetshme”.

Ekspozita do të vazhdojë që të qëndrojë hapur në sallën e galerisë së arteve në Liceun Artistik “Jordan Misja”.   

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja