Me anë të një komunikimi për median, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka bërë të ditur se, pas dy ditë konkurrimi aktualisht janë shpallur fitues 625 konkurrentë të cilët do të kalojnë në fazën e dytë të testimi.
Në ditë e parë të konkursit, janë shpallur fitues 390 konkurrentë, ndërsa gjatë ditës së sotme janë shpallur 235 fitues. Këta konkurrentë do të kalojnë në fazën e dytë të konkursit.
Sipas policisë, kandidatët të cilët rezultojnë fitues të testimit me shkrim do t’i nënshtrohen fazave të tjera të konkurrimi, ku në vijim është procesi i testimit fizik. Rezultati i testit me shkrim përbën 50% të rezultatit të përgjithshëm të kandidatit.
JA KUSH DO TË KONKURROJË NESËR NË 20 MARS:
Ndërkohë rikujtojmë se më datë 20 mars do ti nënshtrohen testimit me shkrim:
- në grupin e parë kandidatët me kodin e aplikantit 4921-5406 Qarku Korçë, kandidatët me kodin e aplikantit 5407-5829 Qarku Gjirokastër, si dhe kandidatët me kodin 5830-6150 Qarku Fier.
- në grupin e dytë kandidatët me kodin e aplikantit 6151-6791 Qarku Fier, si dhe kandidatët me kodin 6792-7380 Qarku Elbasan.
Më datë 21 mars do ti nënshtrohen testimit me shkrim:
- në grupin e parë kandidatët me kodin e aplikantit 7381-7667 Qarku Elbasan, kandidatët me kodin 7668-8286 Qarku Durrës, si dhe kandidatët me kodin 8287-8610 Qarku Dibër.
- në grupin e dytë kandidatët me kodin e aplikantit 8611-8646 Qarku Dibër, kandidatët me kodin 8647-9212 Qarku Berat, si dhe kandidatët me kodin e aplikantit 9213-9845 Qarku Vlorë.
Aplikantët që do të testohen në grupin e parë të çdo date do të paraqiten tek Ambientet e Pallatit të Kongreseve (hyrja kryesore nga ana e Bulevardit) në orën 06:30 minuta.
Aplikantët që do të testohen në grupin e dytë të çdo date do të paraqiten tek Ambientet e Pallatit të Kongreseve (hyrja kryesore nga ana e Bulevardit) në orën 11:30 minuta.
Pas përfundimit të procedurave të regjistrimit, si dhe dhënies së udhëzimeve përkatëse për procesin e testimit, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit me shkrim.
Gjatë regjistrimit aplikantët duhet të paraqiten me dokument identifikimi, dhe me fletën e pranimit në testimin me shkrim me fotografi të nënshkruar nga Shefi i Burimeve Njerëzore dhe me vulën e sekretarisë përkatëse të qarkut në të cilën ka aplikuar. Pasi verifikohet nga ana e regjistruesve, bëhet regjistrimi i tij dhe i jepet përsëri fleta e pranimit, e cila përdoret edhe ne testet e tjera nëse kandidati është fitues.
Në përfundim të çdo procesi testimi do të realizohet korrigjimi i testeve dhe nxjerrja e rezultateve. Lista me rezultatet e çdo aplikanti do të publikohet çdo ditë, në faqen e internetit të Policisë së Shtetit, sipas datave të testimit.
Bashkëlidhur do të gjeni listën e plotë të kandidatëve sipas pikëve të grumbulluara gjatë testimit me shkrim të ditës së djeshme.
Emrat e fituesve të shkollës së Policisë. Grupi i parë (19 mars)
Emrat e fituesve të shkollës së Policisë. Grupi i dytë (19 mars)