TIRANË- Grupi i Partisë Socialiste ka shtyrë votimin për projektligjin me disa ndryshime në ligjin e Nëpunësit Civil. Kjo, pasi grupi i PS-së është në pritje të konsesnusit për të ndryshimet edhe nga opozita.
Këtë të enjte ishte parashikuar që projektligji të kalonte në Kuvend për diskutim, por vendimi i sotëm i PS-së, do të shtyjë seancën për në javët në vazhdim.
Kërkesa e mazhorancës për të gjetur gjuhën e konsensusit nga opozita është kërkuar që nga propozimi i këtij projektligji në muajin tetor.
Që prej këtij muaji, opozita ka bojkotuar punën në komisione dhe Parlament, ndërsa mazhoranca, me kërkesë të kryeparlamentarit Ilir Meta ka shtyrë miratimin e aktit normativ për ligjin e nëpunësit civil pa pjesëmarrjen edhe të opozitës.
Projektligji për nëpunësin civil ka ngritur shumë debate mes mazhorancës dhe opozitës, klimë që nuk pritet do të mungojë as edhe në seancën kur do të vendoset të diskutohet në Kuvend.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com