Konsensusi, PS,PD dhe LSI 
bashkë për importin e plehrave
 

Konsensusi, PS,PD dhe LSI <br />bashkë për importin e plehrave<br /> 
Tre partitë më të mëdha parlamentare, PS, PD dhe LSI bashkuan dje votat për miratimin e projektligjit të importit të mbetjeve nga Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese. Me të gjitha votat pro, përjashtuar abstenimin e demokrateve Mimoza Hajdarmataj dhe Irma Kopliku, projektligji i kaloi për votim seancës plenare të ditës së nesërme. 

Gjatë diskutimeve, kreu i komisionit, Eduard Shalsi u shpreh se drafti ka pësuar ndryshime, ndërsa sqaroi edhe njëherë se në Shqipëri do të vijnë vetëm mbetjet e riciklueshme dhe jo ato për t'u djegur. 

"Ka pasur 6 ndryshime në propozimin fillestar. Shkak janë kërkesat e të gjitha palëve, deputetët bënë shumë komente e sugjerime. Ndryshimet nuk duhet të bëhen pre e debatit politik. Pika e parë e ndryshimit parashikon të ndalojë futjen në Shqipëri të mbetjeve me qëllim djegien. Në Republikën e Shqipërisë do importohen vetëm mbetje të ngurta të riciklueshme. U vendos një nen shtesë që përcakton se autorizimi për import vlen vetëm për dy vjet, dhe vetëm për subjektet që zotërojnë linjat e përpunimit. Po ashtu, është përcaktuar se ricikluesi duhet të provojë si i ka ricikluar mbetjet",-u shpreh Shalsi.

Për deputetin demokrat, Genc Ruli, debati për ligjin e mbetjeve është politizuar.

"Kishim një ligj shumë të mirë të mbetjeve i cili u ndryshua nga qeveria socialiste. Rreziku i plehrave të rrezikshme është gjithnjë i pranishëm, por një ligj i mirë i minimizon këto risqe. Sot po kthehemi te ligji i vitit 2013",-u shpreh Ruli.

Socialistët janë dakord, por bëjnë apel për masa shtrënguese e monitorim më të rreptë në dogana. Eduard Bejko, deputet i PS-së në Berat, tha se publiku duhet të ketë qartësi se çfarë po ndodh.

“Deri më tani, i gjithë aspekti procedural i importimit të plehrave, çdo gjë është në procedura tepër efikase dhe nuk kemi ndotje të mjedisit, dhe asgjë tjetër të rrezikshme që neve mund të na shqetësojë. Dua të bëj një paralele këtu se ne kemi një të metë, ndoshta dhe si administratë. Ne nuk dimë të administrojmë një nismë që marrim apo një diskutim që e hedhim në shoqëri. Bëjmë paralele me ligjin për armët kimike që pati gjithë atë reagim qytetar me të drejtë. Pastaj ato armë shkuan në një vend tjetër, u demontuan dhe asgjë nuk ndodhi. Çfarë na mungoi neve? Ne nuk u shpjeguam njerëzve se si funksiononte ky procedim. Edhe në këtë pikë të ligjit të plehrave, 70 % e qytetarëve nuk e kanë të qartë se çfarë do të bëhet. Ne çalojmë në sqarimin e qytetarëve. Duhet të punojnë më mirë ministritë përkatëse, si e Mjedisit dhe e Energjetikës. Ne duhet të bëjmë kujdes me kontrollin doganor sepse aty është meraku. Nëse do të marrim psh. Hekurin, duhet të dimë se nga shumë vende është i rënduar me elementë radioaktivë. A kemi ne efikasitetin e duhur nëpër dogana? Ky është meraku im si qytetar dhe deputet i këtij parlamenti. Administrata kur merr nisma ligjore të rëndësishme, sidomos në lidhje direkte me sensibilitetin popullor, duhet të bëjë një sqarim të detajuar dhe tepër interpretativ që të kuptohet si problem. Industria e riciklimit është diçka shumë pozitive në thelb”,-tha Bejko.

Mimoza Hafizi kundërshtoi përsëri ligjin, por në fund nuk mori pjesë në votimin e djeshëm, teksa nuk dihet se si do të sillet nesër.
 
Shalsi

“Ndryshimet nuk duhet të bëhen pre e debatit politik. Pika e parë e ndryshimit parashikon të ndalojë futjen në Shqipëri të mbetjeve me qëllim djegien. Në Republikën e Shqipërisë do importohen vetëm mbetje të ngurta të riciklueshme”.

Ruli
"Kishim një ligj shumë të mirë të mbetjeve i cili u ndryshua nga qeveria socialiste. Rreziku i plehrave të rrezikshme është gjithnjë i pranishëm, por një ligj i mirë i minimizon këto risqe. Sot po kthehemi te ligji i vitit 2013".

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë