Konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në futboll, 22-vjeçari Coman: Mund të tërhiqem nga futbolli

Konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në futboll, 22-vjeçari Coman: Mund të tërhiqem nga futbolli

Kingsley Coman, futbollisti francez

Për shumë specialist futbolli por jo vetëm, edhe tifozë, futbollisti i Bayern Mynchen Kingsley Coman konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në botë. 22-vjeçari ka fituar jo pak edhe pse në një moshë fare të re, por në karrierën e tij ai ka qenë I mallkuar nga dëmtimet.

Francezi vetëm këtë fillim muaj është rikthyer të stërvitet pasi në ndeshjen e parë të sezonit kundër Hoffenham këputi ligamentin e këmbës së majtë. Të njëjtin ligament që këputi edhe në muajin shkurt të sezonit të kaluar që I kushtëzoj grumbullimin me kombëtaren e Francës e shpallur kampione bote në Rusi. 
Gjithsesi të gjitha këto peripeci tani janë lënë, por vetë futbollisti në një intervistë për “TF1” ka bërë një deklarët shokuese. Ai ka thënë se nëqoftëse dëmtimi përsëritet sërish do të tërhiqet nga futbolli pavarësisht moshës fare të re.

“Ka qenë një vit shumë i vështirë. Kur u dëmtova për së dyti ishte si fundi I botës për mua. Unë shpresoj se nuk do më duhet të përballem sërish me një dëmtim të tillë. Kaq mjafton. Nuk do ta pranoja një operacion të tretë që do të thotë se ndoshta këmba ime nuk është bërë për këtë nivel. Kjo do më detyronte të nisja një jetë tjetër, një jetë anonime,”-shprehet futbollisti 22-vjeçar

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë