BUNDESLIGA - Bayern Munchen ka marrë 3 pikëshin e radhës ditën e sotme në kampionatin gjerman. Të besuarit e Vincent Kompany mposhtën pastër 3-0 Union Berlinin në Allianz Arena.
Golat u shënuan nga i zakonshmi, Harry Kane në të 15-ën me penallti dhe në të 51-ën, ndërsa goli tjetër u shënua nga francezi Coman.
Sakaq, në sfidat e tjera të pasdites së sotme në Bundesliga bie në sy fitorja tenistike e Frankfurti 7-2 më Bochumin.
Wolfsburg barazoi 1-1 me Augsburg, Hoffenheim u mund 0-2 nga St.Pauli, ndërsa Holstein Kiel mundi 1-0 Heidenheim.
Në mbrëmje pritet të luhet sfida mes Dortmundit dhe Leipzigut. Për momentin Bayern Munchen kryeson kampionatin me 23 pikë.