Konstitucionalistët që përkrahin Metën dhe që 'rastësisht' dalin të lidhur me LSI e PD

Konstitucionalistët që përkrahin Metën dhe që 'rastësisht' dalin të lidhur me LSI e PD

Pas shpalljes së Ilir Metës për të ndaluar zgjedhjet e 30 qershorit, disa media kanë nisur të marrin opinione të atyre që i quajnë konstitucionalistë, të cilët me zell përkrahin Metën pa asnjë rezervë dhe nuk shprehin qoftë edhe një objeksion për një akt krejt të pa ndodhur më parë. 

Por kush janë këto “konstitucionalistë” që po mbijnë ekranesh dhe që krejt “rastësisht” janë pjesë e grupit të zjarrit të opozitës? 

Kristaq Kume, ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në 1997-n e tmerrshme që për disa vite krijoi profilin e një eksperti zgjedhjesh të qeta duke u angazhuar me shoqërinë civile, por që kohët e fundit ka ankoruar një spirancë me LSI-në. 

Djali i Kumes është pedagog i juridikut në Universitetin e Durrësit, i njohur si mbështetës i LSI-së, madje gjatë protestave të studentëve ishte një nga ata pedagogë që donin të ndalonin mësimin. 

Jordan Daci, ish-garuesi për Avokat i Popullit dhe përkrahës i hapur IiPD-së. 

Për Ylli Manjanin tashmë dihet se ka qenë edhe ministër i LSI-së. 

Çfarë i bashkon këta konstitucionalistët? Ata nuk analizojnë as shkaqet as pasojat e as referencat kushtetuese.  

Pale më precedentin, por flasin vetëm për një objektiv që “rastësisht” përputhet me kërkesat e PD-LSI: pra dialog pa qeverinë aktuale, kur flitet për një detyrim  kushtetues siç janë zgjedhjet. 

Deri tani nuk janë prononcuar ende juristë të njohur e me përvojë, duke thënë se kemi të bëjmë me një akt të pastër politik dhe jo juridik, një përplasje institucionale që kërkon natyrisht përgjigje institucionale. 

Nëse Meta ka bindje se akti i tij është kushtetues, përse nuk e çon në Komisionin e Venecias, që është Gjykata Kushtetuese e Europës?! (TemA)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robi: 10/06/2019 16:36

    Unë mendoj se duhet marë mendimi i dy Sharebajgave të leshitdhise Kejdi dhembcakallja strateg'ja ndërkombëtare e leshitdhise për arsimin por me arsim të mesëm , dhe Nora Bythderrja të Gjithollog'ja që janë krenaria e Pd leshelis

    Përgjigju
  • [email protected]: 10/06/2019 15:24

    Po keshtu eshte ndar shqiperia ne parcela . Folin sipas interesse Jo sipas ligjit. Keta thon sic thot maliqi jo sic thot kushtetuta. Skan faj jan lidh me ti dhe han buk.

    Përgjigju
  • Qytetari i revoltuar: 10/06/2019 13:52

    Likja te beje nje sondazh e te shikoje se sa mbeshtetje ka ne popull,sa shume e urrejne kete kufome politike ne popull.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja