Konstituimi i Kuvendit, Kurti: PDK
pakicë, po pengon qeverinë tonë!

Konstituimi i Kuvendit, Kurti: PDK<br />pakicë, po pengon qeverinë tonë!
PRISHTINE - Është zhvilluar sot seanca e thirrur nga deputetët e koalicionit paszgjedhor Vetëvendosje, LDK-AAK-Nisma (VLAN), për të diskutuar për daljen e vendit nga kriza institucionale. Seanca u udhëhoq nga Teuta Rugova, pasi ftesës së koalicionit për vazhdim të seancës konstituive Partia Demokratike e Kosovës i është përgjigjur negativisht.

Në fjalën e tij, lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka hedhur deklarata të forta ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar atë si pakicë që po pengon formimin e qeverisë së re.

Sipas Kurtit, koalicioni paszgjedhor VLAN është shumica parlamentare ndërsa shtoi se vullneti i tyre duhet të ngrihet mbi fuqinë kriminale të PDK. Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i jep të drejtë PDK për të formuar qeverinë, Kurti e cilësoi këtë institucion si të kapur politikisht nga PDK, ndërsa vendimin në fjalë si skandaloz.

Kurti nuk kurseu akuza as ndaj Presidentes Atifete Jahjaga, çka sipas tij duke mos ndëërhyrë veporon kundër detyrës së saj.

“Pakica po pengon qeverinë tonë të shumicës. Ne jemi shumica që duhet të bëjmë Kuvendin. PDK largohej nga salla edhe kur ishte në pozitë. Vullneti ynë politik të ngrihet mbi fuqinë e tyre kriminale. PDK të vijë në Kuvend të diskutojmë. Shteti i Kosovës është i kapur nga PDK. Enver Hasani i Gjykata Kushtetuese është gjykatës cinik. Gjykata Kushtetuese është kryekëput skandaloze. Jahjaga duke mosndërhyrë vepron kundër detyrës së saj.” theksoi Kurti

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari