Konstituimi i Parlamentit, mbyllet
seanca e Kushtetueses, gati vendimi

Konstituimi i Parlamentit, mbyllet<br />seanca e Kushtetueses, gati vendimi
PRISHTINE - Ka përfunduar seanca dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese pas paraqitjes së argumenteve nga përfaqësuesit e PDK-së, bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosjes.

Aktualisht trupi gjykues ëshë tërhequr në votimin i cili do të bëhet publik në faqen zyrtare të Gjykatës. Seanca, e cila zgjati 1 orë e 30 min është shoqëruar me debate politike rreth kushtetutshmërisë së seancës kontituive të 17 korrikut.

Përfaqësuesi i PDK-së, Arsim Bajrami ka thënë se kjo senacë ka patur shkelje formale dhe juridike, duke kërkuar që të shpallet antikushtetues votimi i Isa Mustafës kryetar Parlamenti. Përvç kësaj, Bjarami ka i parashtruar edhe tri kërkesa të tjera Kushtetueses ku kërkon që PDK të shpallet grupi më i madh parlamentar me 37 deputetë, t’i jepet e drejta partisë së tij të propozojë kryeparlamentarin si dhe vijimi i senacës konstituive pas ndërprerjes të shpalet jo legjitim.

Ndërsa përfaqësuesja e bllokut LDK-AAK-Nisma, Vjosa Osmani, në argumentet e saj, tha se kërkesa e PDK-së nuk ka të bëjë me kushtetutshmërinë, por me rregulloren e Kuvendit, duke i kërkuar Gjykatës të vendosë që kërkesa e PDK-së është e papranueshme dhe se vendimi i zgjedhjes së kryetarit ishte kushtetuese.

Përmes përfaqësueses së tij, Albulena Haxhiu, Vetëvendosja mbështeti koalicionin duke thënë se kërkesa e PDK-së është krejtësisht e pabazuar dhe se nuk janë shterrur të gjitha mjetet juridike përpara se të shkohet në Kushtetuese.

Sot 'flet' Kushtetuesja, vendoset fati për Mustafën dhe Parlamentin
Partia Demokratike e Kosovës dhe blloku i partive Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, të përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje, sot do të ballafaqojnë argumentet dhe kundër-argumentet e tyre në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas ekspertit të çështjeve kushtetuese, Riza Smaka, pas hapjes së seancës do t’i jepet fjala përfaqësuesit të kërkesës së koalicionit parazgjedhor që e prezanton çështjen, më pastaj i jepet fjala përfaqësuesit së koalicionit pas zgjedhor, për të vazhduar me diskutimin e hapur, ku do të ketë pyetje nga të dy palët dhe ku bëhet administrimi i provave.Ai ka shtuar se në momentin që shteren të gjitha këto polemika dhe debati, atëherë do të përfundoi seanca publike dhe anëtaret e kolegjit e diskutojnë çështjen dhe më pastaj votohet.

Votimi sipas tij, bëhet i fshehtë, hapen zarfet konstatohen sa janë pro, e sa kundër dhe quhet vendim, i cili është i zbatueshëm.

Seanca dëgjimore është thirrur duke u bazuar në kërkesën e PDK-së në lidhje me kushtetutshmërinë e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit në seancën e parë konstituive më 17 korrik.

Në bazë të kësaj kërkese, Kushtetuesja më pas kishte pezulluar postin e kryetarit të Kuvendit, që mbante lideri i LDK-së, Isa Mustafa, deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

PDK si përfaqësues të sajin në këtë përballje ka caktuar profesorin e të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami.

Derisa partnerët e bllokut LDK-AAK-Nisma, ditë më parë kanë bërë të ditur se në përballjen në Gjykatën Kushtetuese, do të përfaqësohen nga deputetja Vjosa Osmani.

Kurse, Lëvizja Vetëvendosje, do të përfaqësohet nga deputetja Albulena Haxhiu dhe këshilltari ligjor i Lëvizjes VV Armend Shkoz.

Sipas pozicioneve të njohura tashmë, PDK-ja pritet ta konsiderojë jo kushtetuese zgjedhjen e Isa Mustafës në seancën e 17 korrikut, duke pretenduar se vetëm kjo parti politike mund të ketë kryetarin e Kuvendit.

Ndërsa, blloku LDK, AAK dhe Nisma do të mbrojë votimin për Mustafën në seancën e 17 korrikut dhe do të kërkojë që të vazhdojë puna e nisur e Kuvendit dhe zgjedhja e të gjitha organeve të reja.

Nga ana tjetër, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pritet të qartësojë situatën dhe të nxjerrë vendin nga ngërçi politik, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit. Por nuk përjashtohet edhe mundësia që vendi të dërgohet në zgjedhje të reja të parakohshme./Kosovapress/

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje