TIRANË- Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Integrimit, deputeti socialist Taulant Balla njoftoi sot se është konstituuar  Delegacioni i Parlamentit Europian në Komitetin e Stabilizimit BE-Shqipëri
Sipas deputeti Balla, "është një lajm shumë i mirë që ky Delegacion do te drejtohet nga Monica Luisa Macovei (EPP, Rumani) si Kryetare, Elly Schlein (S&D, Itali), si  Zëvendës/Kryetare e Parë dhe Ivan Jakovcic (ALDE, Kroaci) - Zëvendës/Kryetar
Gjithashtu, thekson deputeti Balla, "një lajm tjetër i mirë për Shqipërinë është fakti se raporter i Parlamentit Europian për Shqipërine do të jetë eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein".
Komiteti i Stabilizim Asociimit do të bashkëdrejtohet nga Monica Macovei nga Parlamenti Europian dhe Taulant Balla nga Kuvendi i Shqipërisë./ATSH/