BRUKSEL - Parlamenti Europian ka konstituuar delegacionin e saj që do të marrë pjesë në Komitetin e Stabilizimit BE-Shqipëri. Ky delegacion do të drejtohet nga rumunia Monica Luisa Macovei dhe nga dy zëvendëskryetarët, italianen Elly Schlein dhe kroatin Ivan Jakovçiç.

Komiteti i Stabilizim Asociimit tashmë do të bashkë kryesohet nga Monica Macovei nga Parlamenti Europian dhe deputeti socialist Taulant Balla.

Ky i fundit përmes rrjetit social “Facebook” e ka vlerësuar si një lajm të mirë për Shqipërinë zgjedhjen e tre drejtuesve të këtij delegacioni.
 
Po gjithashtu ai një lajm të mirë për Shqipërinë ka vlerësuar faktin se raporter i Parlamentit Europian për Shqipërinë do të jetë eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein.

Anëtarët e Delegacionit të PE në Komitetin e Stabilizimit BE-Shqipëri
delegacioni i BE

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)