Betohet kryebashkiaku i Cërrikut, Basha: Këtu s'ka kryetar, ideatorët e kësaj farse i presin prangat

Në bashkinë e Cërrikut është konstituuar Këshilli Bashkiak. Ky këshill është i përbarë nga 21 anëtar. Në krye të Këshillit është zgjedhur Arben Ruci. Ai është zgjedhur me 16 vota, dy vota kanë qenë të pavlefshme ndërsa tre votues nuk kanë marrë pjesë në votim. Po kështu është betuar edhe kryetari Andi Salla. Salla është betuar në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Aleks Buda” në Cërrik. Kjo ka ardhur pasi në bashki kryetari Altin Toska që prej orës 08:00 të mëngjesit ka vijuar detyrën që sipas PD është legjitime.

Ndërkohë nga kjo bashki ka qenë edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha i cili ka deklaruar se në Cërrik nuk ka kryetar bashkie. Sipas pretendimeve të Bashës kryetari i bashkisë së Cërrikut do të vijë kandidati i PD ku të ketë zgjedhje të rregullta.

Basha ka vijuar që të theksojë se kërkon zgjedhje lokale dhe të përgjithshme në të njëjtën ditë. 

"S'ka kryetar bashkie këtu, Kryetari i Bashkisë këtu do të jetë kandidati i PD, në zgjedhjet të lira të ndershme, Zgjedhje të parakohshme e vendore në të njëjtën ditë. E sotmja është farsë. Dita do vijë shumë shpejtë që ata që harxhojnë para për këtë farsë do të përgjigjen ligjërisht dhe penalisht ndërsa ideatorët e kësaj i presin prangat." ka thënë Basha. 

Në bashkinë e Cërrikut ka qenë i pranishëm edhe  Taulant Balla,i cili me kreun e ri të bashkisë përuruan akrepat e orës publike në qendër të Cërrikut,te cilat nuk punonin prej kohësh. Balla ka thënë se Cërriku ishte peng i paaftësisë që karakterizonte subjektin politik.

"Është e vërtet se me 6 qershor teksa prezantoni kandidatin tonë dhe prej sot kryetar   ishte që të rivendoste në punë akrepat që nuk punuan shumë të sahatit të Cërrikut pjesë e një projekti të madh ët rilindjes urbane që sot ka mbetur përgjysëm. Besoj është një shenjë e mirë dhe për bashkinë Cërrik. Sahati ka filluar punën. Për 4 vite Cërriku ishte peng I paaftësisë që karakterizon subjektet politike prej nga vinte edhe paraardhësin.. Gjej rastin të falenderoj ata që janë mu duar të bëjnë punë të mira për këët qytet. Në 4 vitet e ardhshme Cërriku do të transformohet.   Dua të ju kujto se partia socialiste nuk qeveris që prej vitit 2011. Kthehemi për të qeverisur këtu me më shumë energji. Qyteti ka mjaft problematika. Mungon infrastruktura. Brënda këtij viti do të bëjmë punime edhe në energji. "

Ndërsa për sa i përke ardhjes së Bashës në Cërrik, Balla ka thënë: "Ardhja në Cërik e Bashës I ka bërë mirë për të kuptuar se zgjedhjet I bën popullit dhe me 30 qershor I ka vendos populli. Por ajo që dua të them sot kryetari I ri I bashkisë menjëherë do të vazhdojë punë. Ne jemi për ta bashkaur cërrikun pasi nuk është I bashkisë së Cërrikut. Të jeni ët sigurt se këtu do të jetë një model bashkimi."


Lajmi kryesor:

Betohen nën himnin grek e shqiptar Toli në Dropull e 6 kryebashkiakë të rinj, Basha: Ideatorët e kësaj farse...në burg


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin